Rektorët e universiteteve të pakënaqur me buxhetin 2024, kërkojnë bursat e studentëve në fillim të vitit: Ne s’ dimë sa para marrim

14 Nëntor 2023, 20:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 07:19

  • Share

Rektorët e universiteteve përplasen me ministrinë e Financave për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm 2024. Sipas tyre, drafti është i paqartë pasi nuk qartëson sa para do të marrin institucionet e arsimit të lartë duke i lënë duarlidhur në menaxhimin e fondeve. Rektorët u ankuan se procedurat e prokurimeve vonojnë investimet.

Rektorët e universiteteve publike ngritën tonet ndaj përfaqësuesve të financave dhe ministrisë së arsimit teksa u thirrën të flasin për buxhetin e ri. Ata  nuk e kanë një projekt final se sa para do të marrin. Rektorët shprehen se i kanë duart e lidhura për të menaxhuar paratë, pasi vonesat me procedurat e prokurimit po u djegin fondet.

Për rektorët e universiteteve publike, diskutimi mbi buxhetin 2024 po kalon në tymnajë pasi ata nuk e dinë sesa para do marrin. Tonet i kanë ngritur rektorët e universiteteve të mëdha në Tiranë si ai i UT ku Artan Hoxha kërkon përgjigje konkrete pse nuk nis kampusi universitar.

“Të gjitha IAL janë prezantuar nga MAS në KM dhe pastaj shkon në Kuvend. Ne mbetemi para shifrave. Ne nuk e dimë sa do buxhet do marrim. Universitet nuk duhen parë si institucion që jepen vetëm rroga, duhen mbështetur. Ashtu siç u kërkojmë tu përgjigjen sfidave dhe të mbajmë studentët tanë këtu, e ti shërbejmë vendit ashtu duhen edhe kushtet. Ne bëhemi qesharak, vijmë themi ca gjëra dhe ajo që na prezantohet është se nuk gjen ministra dhe bashkia kohën.”-tha Hoxha.

Për rektorin e Mjekësisë procedurat burokratike të prokurimeve apo edhe të kalimit të fondeve aty ku janë nevojat pengojnë investime kyçe.

“Ne nuk e dimë sa e kemi fondin. Do ti marrim fondet në janar, rishikimi projektit, duhet të kalojë nëpër senat, në bord administrimi dhe afatet më të mira që arrijmë për zbatim është shkurti ose deri në mars dhe periudha për prokurim mbetet 8 muaj e gjysmë. Të vijojnë prokurimet edhe pas 15 nëntorit. Kam 4-5 vjet qe e ngre këtë çështje. Vështirësohet shumë puna nga prokurimet.”-tha Arben Gjata.

Universiteti Bujqësor thotë rektori Fatbardh Sallaku është më i persekutuari në financime. 

“Duhet të dini që çdo para që jepni për UBT u kthehet mbrapsht trefish. Kemi kampus, por nevojat për energji, ujërat e zeza etj mbulohen nga buxheti im. Tre godina bosh, klinika veterinare, biogteknologjia ushqimore dhe ajo e departamentit të mjedisit. 1..2 mld euro duhen. UBT, jep diploma për mjekësinë veterinare, ka nevojë për laboratorë, kafshë, fermë, agronomi, për kimikate autobusë, inxhiner pyjesh dhe infrastruktura çalon. Ai komisioni që ka atë cekun të jetë gjenerues për nevojat tona.”-u shpreh Fatbardh Sallaku, rector i UBT-së.

Rektorët e universiteteve të rretheve po ashtu kërkojnë zgjidhjen e vonesave me prokurimet për projektet në infrastrukturë të cilat po u djegin fondet buxhetore.

 “Mbështetja studentore për degët prioritare duhet të jetë në fillim të vitit akademik. Mbështetja ka ardhur në muajin mars. Kemi problem me projektet e kërkimit në infrastrukturë. Është tepër e vështirë të kryejmë procedurat.”-u shpreh Skënder Topi, rektor i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’.

“Pagesa e bursave kryhet në mars dhe studentët i duhet më herët. Tenderimet të kenë hapësirë më të madhe sepse mbesin pa u realizuar.”-tha Rajmonda Kërçira rektore ‘Luigj Gurakuqi’ Shkodër.

“Kërkojmë konvikte për akomodim për studentët. 18 mijë studentët tanë pjesa më e madhe vijnë nga qytetet të tjera.”- tha Kseanela Sotirofski ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës.

“Rritjen e pagës për stafet administrative, kjo çështje është marrë në konsideratë. 1.3 mld lekë.”, u shpreh Albana Tole zv/Ministre e MAS.

“Për vonesat e prokurimeve, ligji parashikon disa afate ajo që mund të nxitet nga ne është thirrjet për projektet e reja ti hapim më shpejt aplikimet që të përfitojnë kohën për të mos u djegur fondet për të realizuar procedura. Investime në infrastrukturë, të gjitha kërkesat që na kanë ardhur nga universitet janë reflektuar në buxhetin 2024.”- tha Mirela Bimo, pëfaqësuese e Ministrisë së Financave.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për 2024 është 52 miliard e 223 milion lekë, dhe parashikohet një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?