Universiteti Bujqësor i Tiranës tashmë do të ofrojë 9 programet e Universitetit BOKU të Vjenës, me synimin për t'u bërë lider në rajon. Në aktivitetin që po mbahet në kuadër të kësaj, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, foli rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
Gjatë fjalës së tij, Sallaku tha se sot Universiteti Bujqësor ofron një ofertë të shkëlqyer akademike, dhe se është ndryshe "jo vetëm në programe apo emra degësh por edhe në mënyrën se si mendon dhe punon. Falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi edhe telefonatën e 4 viteve më parë që çoi në bashkëpunimin me universitetin e Vjenës.
“Sot 4 vite më parë nuk jemi në në fazën e ideve, sot kemi produktin, ofertë të re akademike të ndërtuar me ndihmën e një prej universiteteve më të mira të Evropës. Nëse para 4 vitesh kishim një universitet që përpiqej të mbante ritmin, sot kemi një që po e krijon ritmin. Sot UBT është ndryshe, jo vetëm në programe, emra degësh por në mënyrën sesi mendon dhe punon. Ky ndryshim nuk do të kishte ndodhur pa mbështetje kyçe. Dua të falenderoj kryeministrin Rama për atë telefonatë që ndryshoi rrjedhën e këtij institucioni, për mbështetjen personale, besimin dhe guximin për të parë përtej të zakonshmes.", u shpreh Sallaku.
Iu bëri thirrje gjithashtu edhe maturantëve që të bëhen pjesë e universitetit.
“Ejani në UBT, jo thjesht për të studiuar për për të marrë pjesë në një ndryshim të vërtteë. Për të qenë brezi që ndërton, jo që pret. Për të përfaëqësuar një universitet që është bërë gati për ju. Ejani dhe bëhuni studenttët e parë të një kapitulli të ri.", shtoi rektori.
Lajmi kryesor:
'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë
Xh.D/ReportTv.al
Komente
