Politikë

Rektori i Universitetit të Tiranës kritik për raportin: Nuk ka ndryshuar asgjë, arsimi i lartë ka qëndruar në vend

21 Korrik, 11:56| Përditesimi: 21 Korrik, 13:03

  • Share

 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i pranishëm në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u shpreh kritik. Ai tha se raporti është i njëjtë me atë të vitit 2024, ka pasur disa reflektime të shqetësimeve të adresuara, por shtoi se nuk ka ndryshuar asgjë.

Ai tha se nga vitit 2023 e deri tani arsimi i lartë “ka qëndruar në vend”.

“Unë zoti kryeministër, nëse e mbani mend, ju kam kërkuar në fund në mbledhjen e tetorit 24, më jepni dy minuta. Edhe ju kam thënë se sido të përmirësohet ky raport i bazuar në metodologji të gabuar, konkluzonet do t’i nxjerrë të gabuara dhe ne sot e pamë që nga rekomandimet, s’ka ndryshuar asnjë gjë. E pamë që asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Thjesht ka një kozmetikë por konkluzionet janë po të njëjta, të cilat një pjesë e tyre i pranojmë se e dimë ku është arsimi, por që unë nuk e kam, thënë atëherë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas 5 vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty aty apo diku edhe më pak në performancë se ai i viteve 15 apo 16 të këtij shekulli.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Rishikojmë ligjin për arsimin e lartë, diaspora të bëhet pjesë e stafit akademik! Plagjiatura nuk është adresuar


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?