Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ngre shqetësimin se numri prej 14 universiteteve publike në Shqipëri është shumë i lartë. Ai thekson se arsimi i lartë ka nevojë për një vizion të ri.
“Sot janë 14 institucione publike të arsimit të lartë. Për mua janë shumë për Shqipërinë. Ne kemi detyra, përgjegjësi ndaj shoqërisë prandaj ndoshta ka ardhur koha për riorganizim. Unë nuk jam për reduktim, por për riorganizim', tha ai.
Një tjetër sfidë, është interesi gjithnjë e më i ulët i studentëve për disa programe, veçanërisht në shkencat e natyrës.
“Nuk është çështja e programit, por është çfarë ka programi më pas. Janë disa që ka interes ndërkombëtar, por vlerësohet me pagë minimale nga qeveria', tha ai.
Pavarësisht sfidave, Universiteti i Tiranës vazhdon të jetë institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend. Për vitin e ri akademik, UT do të ofrojë 162 programe studimi, mes të cilave 17 zhvillohen tërësisht në anglisht.
“Ka mundësi që, në program të ketë edhe studentë të huaj, sepse është gjuha ajo që i lidh, përveç se programit, si dhe kjo është shoqëruar edhe me disa programe të përbashkëta me institucionet e tjera arsimore, kryesisht europiane, të cilat rezultojnë, në një diplomë o dyfishe ose secili universitet për studentin e tij, dhe këto i kemi kryesisht në shkencat e natyrës, në shkencat sociale dhe në ekonomi. Një program doktorature me Italinë në fakultetin e drejtësisë', tha ai.
Universiteti i Tiranës ka arritur të lidhë mbi 400 marrëveshje bashkëpunimi dhe është pjesë e 13 rrjeteve universitare europiane
Komente

Z. rektor,14 universitete nuk jane shume,por sot ne Shqiperi eshte koha e kamariereve,guzhinjereve,guidave turistike,hanxhive me 5 yje,hidraulikeve dhe elektricisteve,koha e arsimit profesional,jo koha e inxhinjereve,e matematicieneve,astronomeve,astrofizikanteve, biologeve,historianeve,ekonomiste,gjeologeve kimisteve,fizikanteve,gjuhetareve,filozofeve.Edhe po te diplomohen,ku te punojne?! Te gjitha uzinat,fabrikat,kombinatet shkuan per skrap,institutet u kthyen ne fole militantesh partish,shkollat...le te mos e hapim ate kuti.Edhe ndonje qe mund te gjeje pune,arrestohet per gjene me te vogel,si ing.e ndertimit,apo te minierave per aksidentet ne pune,apo ing.e pyjeve per parcela kanabisi qe mund ose jo t'i kene pare,por nuk kane njoftuar policine. Kjo eshte ironia e kohes ku jetojne shqipot!Te pakten merrni studente te huaj,ata sjellin te ardhura te medha per universitetet e botes si Harvardi,etj,pse te mos e beje dhe UT?!
Përgjigju