Kronikë

Rekursi për masën detyrim paraqitjeje/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

17 Prill, 13:29| Përditesimi: 17 Prill, 14:44

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por Gjykata e Lartë e shtyu për në datë 22 prill. Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të dhëndrit Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë.

Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion pasiv, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. 

Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh.  Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?