Rekursi/ Përplasjet e KLGJ me Saida Dollanin, Gjykata e Lartë 'merr në dorë' garën për plotësimin e saj

25 Nëntor 2020, 11:57| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:32

  • Share

Gara dhe i gjithë procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë mbetet peng i padive. Një përplasje mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtares së GJKKO, Saida Dollani vijon të jetë subjekt i proceseve gjyqësore, duke ngrirë kështu bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë në vend.

Pas procesit në Gjykatën Adeministrative, ku Apeli i kësaj gjykate riktheu në detyrë gjyqtaren Saida Dollani, Këshilli i Lartë GJyqësor ka vendosur të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjysqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e rikthue në garë.  Report Tv ka siguruar rekursin e KLGJ-së në Gjykatën e Lartë.

Aktualisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, dhe prej kohësh është edhe pa kryetar pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar.

Ndërkohë që dy javë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë dritën jeshile kandidaturën e Dariel Sinës për tu bërë gjyqtar i lartë.

Dariel Sina pritet të jetë gjyqtari i katërt që do të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh funksionon pjesërisht.

Gjyqtarja Saida Dollani dhe KLGJ

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Larja: 25/11/2020 12:28

    Kjo nuk merr vesh nga gjyqet civile dhe don me u bo gjyqtare civile e gjykates se larte. Per penale eshte mire se kopjon prokurorin

    Përgjigju
    • I demtuari: 25/11/2020 15:51

      Kjo osht gjykatesja mo trime dhe me e pa korruptushmja. E kom provu vet në kurriz. Edin te gjith gjyqtaret qe ajo sprano lek. Nja 10 si kjo te kishte shqipria. Gjyqtare e aft dhe trime.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?