Për rreth 5 orë ditën e nesërme një pjesë e zonës në Kopshtin Botanik dhe bizneset në zonën e 'Misto Mames' në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE shkak i ndërprerjes së energjisë do të jetë një remont i parashikuar në nënstacionin elektrik të Selitës.
Energjia elektrike do të mungojë në këto zona nga ora 09:00 e paradites deri në orën 14:00.
Komento