Renato Mekolli është larguar nga Hell’s Kitchen Albania 2 dhe akoma nuk dihen arsyet.
Përballë konkurrentëve këtë javë do të shfaqet një shef i ri.
Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga kuzhina, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur.
Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë shefi i ri në kuzhinën e djallit.
Më herët në media qarkulloi lajmi për Alsin se ishte miqësuar shumë me futbollistin Cristiano Ronaldon, gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonos.
Kuzhinieri shqiptar punonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën.
Alsi i kishte folur për ushqimet tradicionale shqiptare.
“Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu.
Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”, ka treguar Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.
Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju përgatitur familjeve të dëmtura nga tërmeti ushqim të ngrohtë.
Pa shef renaton nuk ekziston hell's kitchen
PërgjigjuRenato katunari.Kuzhinieri medioker..,po dhe ky tjetri nuk me duket ne sh se nje Lavapjates..apo ndihmes Mengjesi qe skuq omelete e veze..
PërgjigjuDava zhulsa emigrant greqie jane te dy. Copa fshataresh.
I mire eshte shef Renato dhe shefi I ri