Renato Zanella do të shfaqë në Tiranë ‘Lakuriqin e natës’, fton Saimir Pirgun

22 Mars 2018, 12:04| Përditesimi: 22 Mars 2018, 12:11

  • Share

“Lakuriqi i natës” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga koreografi dhe regjisori i njohur italian Renato Zanella. Këtë vepër të kompozuar nga Johann Strauss II, regjisori Zanella e do ta vesh me elementë shqiptarë. Premiera ngjitet në skenë për të kujtuar 100 vjet të marrëdhënieve historike të Shqipërisë me Austrinë. “Disa pjesë teatrale janë konceptuar të vijnë në gjuhën shqipe”, pohojnë burime nga institucioni, i cili ndër të tjera në faqen zyrtare në FB ka deklaruar se “Opereta “Die Fledermaus” do të ngjitet ën skenë me 31 MARS dhe 1,2,3 PRILL. Në Pallatin e Kongreseve - ora 19:00.

Një super produksion i TKOB në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë, në kuadër të "Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018". I FTUAR SPECIAL TENORI SAIMIR PIRGU”

Tenori me famë botërore Saimir Pirgu edhe pse nuk do të ketë rol në këtë vepër është ftuar të këndojë tri arie që nuk kanë lidhje me operetën. “Lakuriqi i Natës” pritet të shfaqet më tre prill në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë Renato Zanella ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur punën për provat me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?