Pogradeci 2-0 Kukësi

Renditja/ Besa 'likuidon' Burrelin, Flamurtari përmbys Korabin! Kukësi mposhtet në Pogradec, befason Erzeni

5 Tetor, 16:02| Përditesimi: 5 Tetor, 16:04

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së shtatë. Kryesuesit e Besës fituan 3-0 kundër Burrelit me golat e Goxhajt, Dos Santos dhe Gjinajt.

Në Peshkopi, Korabi vendas nuk mundi të mbante dot avantazhin e Markut, duke u përmbysur 1-2 nga Flamurtari. Për vlonjatët shënuan Batha dhe Andoni (autogol).

Në Pogradec vendasit mposhtën 2-0 Kukësin me golat e Danladi dhe Raza. Në Bajram Curr, Valbona barazoi 1-1 me Apoloninë. Fierakët kaluan në epërsi me Trifonin, ndërsa Krasniqi barazoi për tropojanët.

Befasi në "Roza Haxhiu", me Lushnjën që u ndal në barazimin 0-0 nga Erzeni. Kështu shijakasit marrin pikën e parë për sezonin e ri.

Kategoria e Parë, java 7-të:

E shtunë, 5 tetor 2024 - 14:00

Besa 3-0 Burreli

Valbona 1-1 Apolonia

Korabi 1-2 Flamurtari

Lushnja 0-0 Erzeni

Pogradeci 2-0 Kukësi

E diel, 5 tetor 2024 - 14:00

Kastrioti - Vora

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?