Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi javën e 27-të. Këtë të dielë u zhvilluan gjashtë duele, teksa AF Elbasani dhe Bylis janë në garë mes tyre për vendin e parë.
Në "Adush Muça", Bylis fitoi 2-0 kundër Kastriotit me golat e Eminit dhe Maçollit në pjesën e parë. Në stadiumin e Vlorës, vendasit e Flamurtarit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Apoloninë.
Në Berat, Besa 'ngjiti' Tomorin duke e mposhtur 1-4 dhe lënë në fundin e tabelës. Ndërkohë sfida mes Vorës dhe Korabit foli për dibranët që fituan 2-3. Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, Luzi fitoi 2-1 ndaj Burrelit.
AF Elbasani këtë mbrëmje bëri detyrën duke fituar 3-1 me Lushnjën dhe vijon kryesimin.
Kategoria e Parë, raundi 27:
E dielë, 14:00
Bylis 2-0 Kastrioti
Flamurtari 0-0 Apolonia
Luzi 2-1 Burreli
Tomori 1-4 Besa
Vora 2-3 Korabi
19:00 AF Elbasani 3-1 Lushnja
Renditja: