Renditja e FIFA-s për muajin janar, Shqipëria vijon rënien konstante

7 Shkurt 2019, 12:31| Përditesimi: 7 Shkurt 2019, 16:17

  • Share

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve për muajin janar, ku bie në sy se Shqipëria ka zbritur me një pozicion. Edhe pse kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe, ata renditen në vendin e 61 me 1372 pikë.

Një rënie konstante nga muaji në muaj, që vjen për shkak të rezultateve negative të vitin 2018, edhe pse u mbyll me fitoren minamale ndaj Uellsit.

Ndërkohë ndryshe nga kuqezinjtë, Kosova vijon të fitojë pozicione në renditjen e FIFA-s, edhe pse këtë herë “dardanët” kanë fituar vetëm një pozicion. Të besuarit e Shaland renditen të 130 në botë me 1113 pikë.

Nga vendi i parë ndërkohë deri në vendin e 10, gjithçka ka mbetur e pandryshuar që nga muaji dhjetor. Belgjika aktualisht është numri 1 në botë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca, me vetëm 1 pikë më pak. Podiumi plotësohet nga Brazili, ndërsa në vendin e katërt shihet Kroacia e cila është nënkampionia e botës në fuqi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robshi: 09/02/2019 14:07

    Grazie Panucci...jam i sigurt qe kur te ikesh do leshe nje shqiperi te rrenuar dhe vazo te fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?