Kombëtarja Shqiptare e Futbollit

Renditja e FIFA-s për muajin tetor, Shqipëria humbet tre pozicione

25 Tetor 2018, 11:10| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 12:22

  • Share

Institucioni më i madh i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e Kombëtareve për muajin tetor. Si pasojë e barazimit kundër Jordanisë në miqësore dhe humbjes me Izrealin në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka zbritur tre pozicione nga muaji i kaluar, duke u renditur të 60-ët me 1372 pikë.

Ndryshe nga kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci, Kosova vijon rritjen permanente, pavarësisht se për këtë muaj ka fituar vetëm 1 pozicion. Ekipi i drejtuar nga Shaland renditet i 137 në botë, me 1099 pikë.

Vendi i parë ndërkohë vijon të jetë i pandryshuar. Udhëheq Belgjika me 1729 pikë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca kampione bote e cila ka 1729 pikë. Në podium edhe Brazili, i cili vijon në të njëjtin pozicion si muaji i kaluar me 1669 pikë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 25/10/2018 14:36

    Poshtë e më poshtë, yyyyt bajga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?