FIFA ka publikuar renditjen e fundit të Kombëtareve për muajin shtator që vjen pas ndeshjeve të para në kompeticionin e ri Liga e Kombeve.
Çuditërisht Shqipëria ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke u renditur e 57-a pavarësisht humbjes kundër Skocisë. Si rrjedhojë e rregullave të reja fitorja me Izrealin ka patur përparësi për institucionin më të lartë të futbollit në botë. Në këtë mënyrë kuqezinjtë e Panucc-it lënë pas shtete si Sllovenia, Maqedonia dhe Bjellorusia.
Ndërkohë Kosova pas barazimit kundër Azerbajzhanit dhe fitores kundër Ishujve Faroe është ngjitur me tre pozicione. Dardanët e Shaland vijojnë rritjen permanente pas çdo klasifikimi të ri.
Vendi i parë mbahet nga Belgjika, e cila parakalon Francën fituese të Botërorit, që në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve barazoi kundër Gjermanisë dhe fitoi kundër Holandës. Vetëm vendi I 12-t për Gjermaninë, ndërsa Italia e Mancinit pozicionohet e njëzeta, duke fituar një vend pavarësisht humbjes kundër Portugalisë dhe barazimit kundër Polonisë.
Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton një pozicion, Franca humbet vendin e parë
Shqipëria ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke u renditur e 57-a pavarësisht humbjes kundër Skocisë. Në këtë mënyrë kuqezinjtë e Panucc-it lënë pas shtete si Sllovenia, Maqedonia dhe Bjellorusia.