Kombëtarja

Sport

Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta

28 Nëntor, 14:06| Përditesimi: 28 Nëntor, 14:32

  • Share

FIFA ka bërë publike edhe renditjen e muajit nëntor 2024, në bazë të paraqitjeve të skuadrave kombëtare në ndeshjet e fundit. Kombëtarja shqiptare e futbollit mbetet e 65-ta në renditjen globale, teksa Kosova fiton dy pozicione dhe e gjen veten në vendin e 99-të, e para herë brenda 100 skuadrave më të mira. Ndërkohë Argjentina vijon të jetë në vendin e parë.

Kombëtarja shqiptare

Shqipëria e futbollit mban vendin e 65-të në renditjen botërore, kjo sipas renditjes së fundit në FIFA. Me një barazim (Çekia) dhe një humbje (Ukraina) në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë u rrëzuan në Ligën C dhe kanë humbur edhe 3.72 pikë në renditjen finale. Renditja më e mirë e Kombëtares ka qenë në 6 gushtin e 2015, kur pas kualifikimit në finalet e Euro 2016 u ngjitëm në pozitën e 22-të në botë.

Renditja e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës

Fitorja 1-0 kundër Lituanisë dhe humbja kundër Rumanisë (në tavolinë) kanë bërë që Kosova të jetë në play-off për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe përballë do ketë Islandën. Për paraqitjet e mira Dardanët kanë fituar dy pozicione dhe ngjiten në vendin e 99-të, duke qenë brenda 100 ekipeve më të mira në botë për herën e parë në histori.

Dhjetë vendet e para

Argjentina mban kreun, ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

Dhjetë vendet e para në FIFA

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?