UEFA ka bërë publike renditjen për klube pas ndeshjeve të fundit në Champions, Europa dhe Conference League. Bie në sy se vendin e parë vijon ta mbajë Manchester City, duke lënë pas Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea. Real Madrid vetëm në vendin e pestë, ndërsa Barcelona në vendin e shtatë.
Në Itali, flamurin e mban Juventus në vendin e tetë, ndërsa Milan ka pësuar rënia nga hera e fundit duke u pozicionuar në vendin e 48, shumë larg skuadrave kryesore. Roma në vendin e 13-të, ndërsa Napoli i 20-ti plotësojnë listën e ekipeve. Ky pozicionin vjen në bazë të paraqitjeve në Europë.
Renditja:
1. Manchester City 123,000
2. Bayern Munich 121,000
3. Liverpool 114,000
4. Chelsea 114,000
5. Real Madrid 103,000
6. Paris Saint-Germain 103,000
7. Barcelona 96,000
8. Juventus 91,000
9. Manchester United 91,000
10. Ajax 87,000
11. Atlético Madrid 84,000
12. Villarreal 78,000
13. Roma 78,000
14. Borussia Dortmund 77,000
15. Inter 76,000
16. Sevilla 76,000
17. Leipzig 74,000
18. Tottenham 71,000
19. Porto 71,000
20. Napoli 68,000