Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë të diel katër nga gjashtë ndeshjet e raundit të 13-të. Kryesuesit e Flamurtarit dhe ndjekësit e Besës siguruan tri pikë dhe vijojnë të jenë në rivalitet.
Në Vlorë vendasit e Flamurtarit mposhtën 2-1 Erzenin me golat e Oshafit dhe autogolin e Yori, teksa për miqtë golin e nderit e shënoi Akibu 11 minuta nga fundit i sfidës.
Besa fitoi 0-3 në Peshkopi me Korabin. Djemtë e Josës shënuan me Mazrekaj dhe Oliveira. Ndërkohë që në stadiumin "Vëllezërit Gega" të Bajram Currit, vendasit e Valbonës u mposhtën 0-4 nga Burreli i Ditmar Bicajt. Në Fushë-Krujë goli i Elvi Berishës në shtesë i dha fitoren 1-0 Kastriotit kundër Apolonisë.
Me Kategorinë e Parë që mbyllet të hënën me dy sfidat e fundit, kreun e mban Flamurtari me 32 pikë, ndjekur nga Besa me 31. Në fund Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni.
Ngjarja në Vlorë, Flamurtari 2-1 Erzeni
Gjatë ndeshjes një prej lojtarëve miq nuk u ndje mirë dhe loja u ndal, me futbollistin që u dërgua në spital nga ambulanca për ndihmë të specializuar. Dueli u ndërpre për disa minuta dhe me mbërritjen e autoambulancës gjithçka rinisi, teksa për fat nuk raportohet për dëme serioze për futbollistin në fjalë.
Kategoria e Parë, raundi 13-të:
E diel, 24 nëntor 2024 - 13:30
Flamurtari 2-1 Erzeni
Kastrioti 1-0 Apolonia
Valbona 0-4 Burreli
Korabi 0-3 Besa
E hënë, 25 nëntor 2024 - 13:30
Kukësi - Vora
Pogradeci - Lushnja
Renditja:
VLORË - Flamurtari ia doli të fitonte 2-1 kundër Erzenit në stadiumin e Vlorës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 13-të në Kategorinë e Parë. Gjatë ndeshjes një prej lojtarëve miq nuk u ndje mirë dhe loja u ndal, me futbollistin që u dërgua në spital nga ambulanca për ndihmë të specializuar.
Dueli u ndërpre për disa minuta dhe me mbërritjen e autoambulancës gjithçka rinisi, teksa për fat nuk raportohet për dëme serioze për futbollistin në fjalë.
Flamurtari, Vlora - Albania pic.twitter.com/79ha88SXeT
— News video (@Newsvideo13) November 24, 2024