Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri, Kategoria e Parë zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e radhës për raundin e 20-të. Te fitorja doli Flamurtari, ndërsa kryesuesit e Vorës u ndalën 1-1 nga Besa mes tensionit.
Në Vlorë, vendasit e Flamurtarit fituan pastër 3-0 kundër Kastriotit. Golat për ekipin e Agostinellit u shënuan në pjesën e dytë nga Oshafi dhe dopieta e Ememe.
Në Vorë, vendasit që kryesojnë renditjen u ndalën në barazim 1-1 nga Besa. Kavajasit kaluan në epërsi me Spahiun në minutën e 70-të, para se Shehi të barazonte në të 80 minutë. Në fund kavajasit pretenduan për një penallti, por për kryesorin Eldorjan Hamiti gjithçka ishte e rregullt. Lojtarët e Besës protestuan dhe rrethuan lezhjanin, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e sigurisë dhe policisë që situata të qetësohej dhe Hamiti me arbitrat e tjerë të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Kategoria e Parë, raundi 20-të:
E shtunë, 25 janar 2025
Apolonia 4-2 Korabi
Valbona 2-3 Pogradeci
Kukësi 1-2 Lushnja
E diel, 26 janar 2025 - 13:30
Flamurtari 3-0 Kastrioti
Vora 1-1 Besa
E hënë, 27 janar 2025 - 12:00
Erzeni - Burreli
Renditja: