Flamurtari feston golin e Oshafit

Renditja/ Flamurtari i falet Oshafit për kreun, Lushnja 'shuplakë' Kukësit! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve në Kategorinë e Parë

26 Tetor, 16:04| Përditesimi: 26 Tetor, 16:12

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë raundin e nëntë. Flamurtari vijon të jetë në krye të klasifikimit pas fitores 0-1 kundër Kastriotit në Fushë-Krujë, ndërsa shkëputet me dy pikë nga ndjekësit e Vorës, duke përfituar nga përplasja direkte e rivalëve. Vlonjatët iu falën golit të Oshafit në fundin e pjesës së parë.

Ndërkohë në stadiumin e Rrogozhinës, Besa dhe Vora u ndanë 1-1. Rivalët e kreut zhvilluan një lojë të mirë, por askush nuk mundi të dilte me pikë të plota.

Në "Roza Haxhiu", Lushnja me trajner të ri fitoi 5-0 kundër Kukësit, duke dhuruar një rezultat surprizë. Tri pikë edhe për Apoloninë, Burrelin dhe Pogradecin.

Pas javës së nëntë është Flamurtari që prin renditjen me 24 pikë, dy më shumë se Vora dhe tre me shumë se Besa. Në fund Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzeni me vetëm dy pikë.

Kategoria e Parë, java 9-të:

E shtunë, 26 tetor 2024 - 14:00

Besa 1-1 Vora (Kanu 13' / Ruzgis 50')

Burreli 1-0 Erzeni (Ferruku 19')

Kastrioti 0-1 Flamurtari (Oshafi 45+1')

Korabi 0-3 Apolonia (Topi 45', Maksuti 48', Umeijego 90+5')

Lushnja 5-0 Kukësi (Tabaku 34', Uillie 56' Canka 75', 86', Romeo Olola 88')

Pogradeci 1-0 Valbona (Kasmollari 13')

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?