Kategoria e Parë e futbollit ka luajtur sot sfidën e fundit të javës së 20-të. Në stadiumin "Redi Maloku" në Fushë-Krujë, Kastrioti dhe Lushnja barazuan 1-1 duke komplikuar zonën e ftohtë dhe bërë më interesante garën në këtë ligë.
Të parët në avantazh kaluan miqtë e Gugash Maganit. Në minutën e 29-të të ndeshjes ishte Preknicaj që realizoi një gol të bukur, me lagunarët që e mbyllën në epërsi pjesën e parë. Në fraksionin e dytë krutanët reaguan dhe shënuan golin e barazimit me Kapllanin në të 56 minutë.
Me 23 pikë Lushnja renditet në vendin e shtatë, ndërsa Kastrioti me 16 pikë ndodhet në vendin e dhjetë. Interesante zona e ftohtë, me katër ekipe që janë pranë njëra-tjetrës dhe kërkojnë pikët për shpëtimin.
Bylis kryeson me 48 pikë dhe një ndeshje më pak, ndjekur nga AF Elbasani. Në zonën e promovimit janë Vora, Flamurtari, Apolonia dhe Korabi.
Kastrioti 1-1 Lushnja (Kapllani 56' / Preknicaj 29')
Renditja: