Superliga shqiptare e futbollit ka vijuar këtë të diel me ditën e dytë të ndeshjeve, duke përmbyllur raundin e 14-të. Pas fitores 1-0 në shtëpi kundër Laçit, është Partizani që rikthehet në krye të renditjes duke lënë pas Vllazninë.
Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Partizanit i mjaftoi goli i Albers Kekos në minutën e 57-të për të siguruar fitoren dhe me 27 pikë rikthehet të prijë tabelën e klasifikimit, dy pikë më shumë se shkodranët e Brdaric.
Në "Elbasan Arena", vendasit e AF Elbasanit dhe Tirana barazuan 1-1 në një ndeshje që u ndoq nga më shumë se 5 mijë tifozë në shkallët e stadiumit. Ishte Tirana që gjeti golin me Gjumsin në pjesën e dytë, por gjithçka u anulua nga VAR dhe për këtë aksion u akordua penallti për AF Elbasanin, me një ish si Ardit Hila që nuk gaboi përballë Selmanit. Vetëm disa minuta zgjati avantazhi i vendasve, me Dembele që barazoi shifrat.
Ndërkohë në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylis u mposhtën 0-2 nga kampionët në fuqi të Egnatias. Zejnullai me penallti (45') dhe Ujka në fundin e sfidës ishin autorë të golave, me Ndrecën që la miqtë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq (min 85).
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo janë për momentin në zonën "Final 4", teksa Skënderbeu, Laçi dhe Bylis mbajnë tre vendet e fundit.
Superliga, java 14-të:
E shtunë, 23 nëntor 2024
17:00 Vllaznia 2-1 Teuta
17:00 Skënderbeu 2-2 Dinamo
E diel, 24 nëntor 2024
13:30 Bylis 0-2 Egnatia
17:00 Partizani 1-0 Laçi
17:00 AF Elbasani 1-1 Tirana
Renditja: