Festa e Lushnjës

Sport

Renditja/ Korabi dhe Kukësi në krizë, Pogradeci fiton në udhëtim! U luajtën tre ndeshje në Kategorinë e Parë

25 Janar, 16:52| Përditesimi: 25 Janar, 16:54

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë tre nga gjashtë ndeshjet e raundit të 20-të. Te fitoret dolën Apolonia, Lushnja dhe Pogradeci.

Në Bajram Curri, vendasit e Valbonës u mposhtën 2-3 nga Pogradeci. Pengu, Alidemaj dhe Berberi shënuan për miqtë, ndërsa Lamce dhe Krasniqi ishin autorët e golave te Valbona.

Në Kukës ishin miqtë e Lushnjës që fituan 1-2. Canka dhe Kamissoko shënuan për lagunarët, ndërsa shkurtoi Okonkuo. Ndërkohë në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase fitoi 4-2 kundër Korabit. Musa, Umeijego (2x) dhe Hebeja shënuan për Apoloninë, ndërsa te dibranët Marku dhe Treni.

Krizë për Kukësin, Korabin dhe Valbonën, që e shohin veten në zonën e ftohtë.

Kategoria e Parë, raundi 20-të:

E shtunë, 25 janar 2025

Apolonia 4-2 Korabi

Valbona 2-3 Pogradeci

Kukësi 1-2 Lushnja

E diel, 26 janar 2025 - 13:30

Flamurtari - Kastrioti

Vora - Besa

E hënë, 27 janar 2025 - 12:00

Erzeni - Burreli

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?