Newcastle 1-0 Arsenal, goli i Isak

Renditja/ Newcastle tri pikë pas pesë ndeshjeve, mposht 1-0 Arsenalin! 'Topçinjtë' tre sfida pa fitore

2 Nëntor, 15:25| Përditesimi: 2 Nëntor, 18:18

  • Share

Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë raundin e 10-të. Gjithçka filloi në orën 13:00 me suksesin e Newcastle 1-0 kundër Arsenalit. Në 16:00 luhen pesë sfidat e tjera, ku në fushë do zbresin City dhe Liverpool.

Në "St. James Park" vendasit e Newcastle ia dolën të fitonin pas pesë ndeshjeve dhe për këtë shërbeu goli i Isak në minutën e 12-të për të mposhtur 1-0 Arsenalin. Pasimi preçiz i Gordon bëri që Isak me kokë të mposhtte Rayan dhe të siguronte suksesin e parë të plotë pas pesë ndeshjeve "jo". Nga ana tjetër Arsenal ka tre ndeshje pa fitore dhe me 18 pikë mban vendin e tretë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?