Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli javën e tetë, teksa këtë të diel u zhvilluan pesë takime. Duke nisur nga ora 14:00, Bylisi mundi 1-0 Lushnjën në "Adush Muça" dhe shkëputet me pesë pikë në krye të renditjes, duke lënë pas Apoloninë. Ballshiotët iu falën një goli të Marin Abazaj në minutën e 86-të të ndeshjes.
Në Luz, vendasit humbën 0-3 nga Apolonia. Fierakët ishin më të vendosur në fushë dhe shënuan dy gola të shpejt me Maksutin dhe Umejiego, teksa Bejzade vulosi shifrat. Tanimë Apolonia ndjek Bylisin kryesues. Fitore edhe për Korabin, që mundi 1-0 Burrelin.
Vora e Artan Mërgjyshit fitoi 2-3 kundër Kastriotit në transfertë, në një ndeshje të luftuar dhe me ritëm. Në Berat, Tomori vendas barazoi 2-2 me Besën. Dje në Vlorë, Flamurtari mori tri pikë duke mposhtur 2-1 AF Elbasanin.
Kategoria e Parë - Java 8:
E shtunë:
Flamurtari 2-1 AF Elbasani
E diel - 14:00
Bylis 1-0 Lushnja (M. Abazaj 86')
Kastrioti 2-3 Vora (Silva 8', Hodo 73' / Tafa 15', Raboshta 45', Prengaj 83')
Korabi 1-0 Burreli (Dragoj 58')
Luzi 0-3 Apolonia (Maksuti 12', Umejiego 13', Bejzade 60')
Tomori 2-2 Besa (Luiz 31', Fernando 86' / Spahiu 28', 63')
Renditja: