Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të shtunë raundin e gjashtë. Katër ndeshjet e sotme dhuruan surpriza, ndërsa Besa vijon mos marrë fitoren e parë këtë sezon. Tri pikë për Skënderbeun, Korabin, Ilirinë dhe Lushnjën.
Në Korçë, Skënderbeu mposhti pa problem 3-0 Kukësin. Dopieta e Nasr dhe goli i Gjatës e ngjitën Skënderbeun në kuotën e 16 pikëve për vendin e parë. Ndeshja e radhës për skuadrën e Gjokës është kundër AF Luftëtarit në Gjirokastër.
Në 'Redi Maloku' të Fushë-Krujës, Iliria mposhti 2-1 Besën. Golat e Adolf Selmanit dhe Mavenga bënë që Iliria të ngjitet në vendin e tretë. Asnjë fitore për Besën e Shpëtim Duros këtë sezon.
Në 'Roza Haxhiu' të Lushnjës, vendasit fituan 3-2 kundër Kastriotit. Ky sukses do të thotë tri pikë në debutim për trajnerin e ri të 'Lagunarëve', Ditmar Bicaj. Sukses shënoi edhe Korabi, që fitoi 0-3 në Burrel me golat e Lahos, Markut dhe Morinës.
Kategoria e Parë, raundi i gjashtë:
E premte, 03 tetor 2025
Laçi 1-1 Apolonia
Pogradeci 2-3 AF Luftëtari
E shtunë, 04 tetor 2025 - 14:00
Burreli 0-3 Korabi
Iliria 2-1 Besa
Lushnja 3-2 Kastrioti
Skënderbeu 3-0 Kukësi
Renditja:
Komente
