Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të diel (30 mars) raundin e 32-të. Në Korçë u pa një situatë e turpshme, me Skënderbeun që garon për mbijetesë që përmbysi Dinamon 4-1. Tri pikë për Partizanin në rikthimin e Skënder Gegës si trajner.
Në stadiumin e Korçës estrada nisi që në fillim, me Dinamon që për befasi kishte hedhur në fushë disa nga lojtarët e U-19 që në fillim. Ishte Qardaku në minutën e dhjetë që kaloi në epërsi Dinamon, me pjesën e parë që u mbyll 0-1. ‘Spektakli’ ishte rezervuar në pjesën e dytë, aty ku korçarët shënuan me Nikaj në minutën e 55-të dhe tripletën e Nasr në minutat 62, 69 dhe 82.
Në kanalet e komunikimit tifozët e Dinamos janë revoltuar dhe klubi në postimet për ndeshjen ka bllokuar komentet, pasi akuzohen për lënie të ndeshjes. Kujtojmë se sfida mes tyre u përfol edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku Dinamo përmbysi me dyshim Skënderbeun në Korçë, paçka se këta të fundit kishin fituar 0-2 ndeshjen e parë. Me fundin e sezonit në prag, kanë dalë në pah edhe aleancat mes klubeve që dëmtojnë kampionatin, ndërsa si në rastet e tjera nuk pritet të ketë ndëshkime nga FSHF-ja.
Në kryeqytet, Partizani u rikthye të fitonte 1-0 dhe këtë e bëri kundër Laçit falë golit të Eleke në minutën e 40-të. Rikthim me tri pikë për Skënder Gegën në stolin e të kuqve.
Superliga, raundi 32:
E diel, 30 mars 2025
17:00 Skënderbeu 4-1 Dinamo
27:00 Partizani 1-0 Laçi
20:00 Vllaznia 0-0 Teuta
E hënë, 31 mars 2025
15:00 Bylis - Egnatia
15:00 AF Elbasani - Tirana
Renditja:
Komente
