Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh

29 Shtator, 20:56| Përditesimi: 30 Shtator, 15:08

  • Share

Afro katër muaj e gjysmë nga fitorja e fundit në Superligë, Tirana është rikthyer te tri pikët dhe këtë e ka bërë duke përmbysur 2-1 Skënderbeun në "Air Albania". Dopieta e Prengaj në pjesën e dytë ishte deçizive për bardheblutë e Bledi Shkëmbit, që shohin fitoren e parë në javën e shtatë të sezonit të ri.

Në kryeqytet ndeshja u karakterizua nga një luftë sportive, me miqtë korçarë që gjetën epërsinë në minutën e 38-të pas penalltisë të kthyer në gol nga Ermir Rashica.

Fraksioni i dytë i lojës ishte me një tjetër fytyrë për vendasit, që vendosën ekuilibrat me Fatmir Prengaj. Vetëm pak sekonda nga nisja e ndeshjes, sulmuesi lëvizi mirë në zonë, shmangu rivalët dhe me një të djathtë të saktë ia ndali sferën në rrjetë Marco Aliajt.

Skënderbeu kishte shanset e veta për shënim, mirëpo sërish Prenga me një gol fotokopje kaloi Tiranën në epërsi në minutën e 73. Bledi Shkëmbi me Tiranën e tij shijojnë tri pikët e para këtë sezon, duke u ngjitur në vendin e shtatë me nëntë pikë, për të lënë pas korçarët me 7 të tilla.

Më herët, në Ballsh skuadra e AF Elbasanit fitoi 0-1 kundër vendasve të Bylis. Goli i Arsen Lleshit në minutën e 78-të bëri që Nevil Dede mos debutonte me pikë në stolin e ballshiotëve kundër ish-skuadrës.

Me ndeshjet e së dielës Superliga uli siparin e raundit të shtatë, teksa Vllaznia paçka disfatës kundër Dinamos kryeson me 13 pikë, ndjekur nga Partizani dhe AF Elbasani me një më pak.

Rezultatet:

E premte, 27 shtator 2024

Egnatia 0-2 Partizani

E shtunë

Laçi 0-1 Teuta

Dinamo 2-1 Vllaznia

E diel

Bylis 0-1 AF Elbasani

Tirana 2-1 Skënderbeu

Renditja:

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?