Futbolli anglez është në javën e tetë. Kjo e shtunë sportive nisi në Londër, aty ku Tottenham përmbysi 4-1 Uest Hamin. Tri pikë për Manchester United, që fitoi jo me lehtësi 2-1 kundër Brentford. Këtë mbrëmje Arsenali humbi mundësinë për të marrë kreun e renditjes, duke humbur 2-0 në udhëtim nga Bournemouth.
Tottenham përmbysën 4-1 Uest Hamin në derbin e Londrës. Kudus shënoi për miqtë pas 18 minutave, para se Kulusevski t'i dërgonte skuadrat në ekuilibër në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Bissouma, autogoli i Areola dhe Son shënuan sërish për Spurs.
Në "Teatrin e Ëndrrave", Manchester United përmbysi 2-1 Brentford. Pjesa e parë u mbyll 0-1 me golin e Pinnock, që duket se "gënjeu" të tijtë që nuk e nisën mirë pjesën e dytë. Garnacho dhe finesa e Hojlund në pjesën e dytë i dhanë tri pikë "Djajve" të ten Hag, duke qetësuar disi situatën e rezultateve të fundit. Kjo ishte fitorja e parë e United për më shumë se një muaj.
Arsenali i Mikel Artetës flaku tej një mundësi të mirë për kreun e Premier League dhe presionin që duhet të kalonte te rivalët e Manchester Cityt dhe Liverpool. Në udhëtim, Arsenal u mposht 2-0 nga Bournemouth me golat e Christie dhe Justin Kluivert në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ky duel u prish në ekuilibra pas minutës së 30-të, kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pasi Saliba doli me karton të kuq. Me 17 pikë "Topçinjtë" mbeten në vendin e tretë, ndërsa Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e dhjetë. Vlen të theksohet se 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë sezonale.
Premier League, raundi 8-të:
E shtunë, 19 tetor 2024
13:30 Tottenham 4-1 Uest Ham
16:00
Fulham 1-3 Aston Villa
Ipsuich 0-2 Everton
Manchester United 2-1 Brentford
Neucastle 0-1 Brighton
Southampton 2-3 Leicester
18:30 Bournemouth 2-0 Arsenal
E diel, 20 tetor
15:00 Uolves - Manchester City
17:30 Liverpool - Chelsea
Renditja: