Goli i Bekim Balaj te Vllaznia

Sport

Renditja/ Vllaznia feston në Shkodër, mposht 2-0 Vorën! Egnatia thyen 1-2 Flamurtarin në Vlorë

28 Shtator, 22:03| Përditesimi: 28 Shtator, 22:14

  • Share

Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së pestë në Superligë. Vllaznia mposhti 2-0 Vorën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Sfida u zhbllokua nga Bekim Balaj në minutën e 28-të, me sulmuesin që ktheu në gol një 11-metërsh. Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Murataj me kokë vendosi një herë e mirë fatin e këtij takimi. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora është në vendin e pestë me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari vendas u mposht 1-2 nga Egnatia, kampione në fuqi e Superligës. Për rrogozhinasit shënuan Albanese me 11 metërsh dhe Leo Melo, ndërsa momentalisht barazoi Todoroski. Asnjë fitore këtë sezon për vlonjatët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?