Superliga shqiptare e futbollit filloi këtë të mërkurë me raundin e 11-të. Në Lushnjë 'Klasikja' mes Tiranës dhe Vllaznisë foli 3-4 për shkodranët, me sfidën që u përfshi në incidente dhe protagonistë ishin tifozët e Tiranës. Ndërkohë që Laçi befasoi kampionët në fuqi të Egnatias. Në 17:00 Skënderbeu humbi 0-2 nga Partizani, me të kuqtë që qëndrojnë në krye.
Stadiumi "Roza Haxhiu" në Lushnje priti ndeshjen 'Klasike' mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shkodranët fituan 3-4 duke shkërmoqur bardheblutë, çka mund të sjellë një lëkundje në pozitat e Bledi Shkëmbit si trajner. Balaj me dopietë në minutat 9 dhe 19, Mala në të 34' dhe Ildi Gruda në minutën e 65 shënuan për shkodranët. Te Tirana Bajrovic (2x) shkurtoi në pjesën e dytë dhe shënoi në shtesë, së bashku me Ndrecën.
Tirana vijon të ketë një fitore këtë sezon, duke mbetur me 11 pikë në vendin e shtatë. Vllaznia ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë. Kujtojmë se sfida u luajt në Lushnje për shkak se Tirana nuk gjeti stadium tjetër të lirë dhe për herën e tretë radhazi shtegton jashtë kryeqytetit.
Dëmtimi i tre futbollistëve të Vllaznisë nga "Tirona Fanatics"
Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse. "Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë.
Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërpreje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi.
Në Kurbin, Laçi fitoi 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Prodani në pjesën e parë dhe Uilliams në fraksionin e dytë shënuan për bardhezinjtë. Paçka se rrogozhinasit luajtën dhe patën raste, nuk mundën të gjenin rrjetën. Laçi gjen fitoren e dytë dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa vijon të jetë sërish në fundin e ftohtë.
Superliga, java 11-të:
E mërkurë
14:00 Tirana 3-4 Vllaznia
14:00 Laçi 2-0 Egnatia
17:00 Skënderbeu 0-2 Partizani (Bintsouka 2x)
E enjte
17:00
Dinamo - Bylis
Teuta - AF Elbasani
Renditja:
Klubi i Vllaznisë ka reaguar ashpër pas përfundimit të ndeshjes së sotme, ku nuk munguan incidentet e rënda, pasi shkodranët fituan në një takim të çmendur ndaj Tiranës.
Klubi shkodran me një postim në faqen e tij zyrtare kërkon dënimin e autorëve që hodhen sot (30 tetor) lëndë plasëse në fushë, në ndeshjen me Tiranën (3-4.
Sipas klubit shkodran, ndeshja duhet të ishte ndërprerë, ndërsa shtojnë se policia dhe FSHF duhet të dënojnë autorët
Tirana dhe Vllaznia luajtën në "Roza Haxhiu" për javën e 11-të të Superligës (1-4). Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse.
"Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë. Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërprerje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi, duke u mbyllur 3-4 për shkodranët.
Reagimi i Klubit Vllaznia:
"Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh indinjatën e tij më të thellë në lidhje me rastin e paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, atë gjatë ndeshjes së ditës se sotme, Tirana-Vllaznia e luajtur në stadiumin "Roza Haxhiu" të qytetit të Lushnjës ku jeta dhe shëndeti i futbollistëve të Vllaznisë u rrezikua seriozisht.
Në minutën e 66-të pas shënimit të golit të katërt, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4 në favorin e ekipit tonë, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Vllaznisë po festonin brenda fushës së blertë, një lëndë plasëse e fuqishme e hedhur që vinte nga grupi i tifozërisë së Tiranës, shpërtheu fuqishëm në fushën e blertë përpara këmbëve të lojtarëve duke i përplasur fuqishëm në tokë disa prej tyre. Fatkeqësisht fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportit.
Për shkak të këtij shpërthimi, njëri nga lojtarët e Vllaznisë, i plagosur më rëndë, u detyrua të lërë fushën e lojës dhe të dërgohet menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës. Sipas raportit të mjekëve të urgjencës së spitalit rezultoi ka pësuar djegie, humbje të dëgjimit dhe humbje ekuilibrit. Ndërkohë lojtarët e tjerë që mbetën në fushën e lojës pësuan turbullime të dukshme te shikimit dhe të dëgjimit.
Pas këtij momenti të shëmtuar ku u lëndua shëndeti i futbollistëve kuqeblu, nuk mund të kishte më lojë futbolli dhe përtej vendosmërisë së stafit teknik dhe lojtarëve për të respektuar drejtuesit e garës, mbetet i pakuptimtë vendimi i tyre për vazhdimin e ndeshjes!
Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon me forcë nga organet e rendit dhe Policisë së Shtetit të marrin sa më parë të gjitha masat për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të cilët kanë konsumuar një vepër penale të tipit "akt terrorist" e cila ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e lojtarëve në fushë.
Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve".
Reagimi i Vllaznisë
LUSHNJË - Tirana dhe Vllaznia luajtën në "Roza Haxhiu" për javën e 11-të të Superligës (1-4). Në minutën e 65 shkodranët shënuan golin e katërt me Ildi Grudën dhe ishin duke festuar, kur në drejtim të tyre tifozët e Tiranës hodhën një lëndë plasëse.
"Fanatics" kanë dëmtuar tre lojtarë të Vllaznisë, me Malën dhe Qaton që morën ndihmë. Ndeshja vijoi 1-4 pas 13 minutave ndërpreje. Ndërkohë Mala u shoqërua në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri në momentin e ardhjes së autoambulancës, sfida mbeti e ndërprerë dhe më pas vijoi.