Lushnja 3-1 Korabi

Renditja/ Vora hap fals, në Fier fiton Apolonia! Lushnja mposht Korabin në Kategorinë e Parë

8 Nëntor, 16:08| Përditesimi: 8 Nëntor, 16:10

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e 12-të. Te suksesi kanë dalë Apolonia dhe Lushnja.

Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase fitoi 2-0 kundër Vorës, duke bërë që miqtë të gjejnë humbjen e dytë këtë sezon dhe t'i lënë rrugë të lirë Flamurtarit kryesues. Maksuti në minutën e 10-të dhe Umejiego në të 38 shënuan për fierakët, teksa Ruzgis humbi 11 metërsh te miqtë.

Në "Roza Haxhiu", Lushnja fitoi 3-1 me Korabin. Korreshi, Uillie dhe Canka shënuan për lagunarët, ndërsa dibranët gjetën golin vetëm në fund me Markun.

Raundi i 12-të i së Parës ndahet në tre ditë, aty ku spikat Kastrioti - Pogradeci apo edhe sfidat e Besës dhe Flamurtarit për vetë renditjen dhe objektivat e klubeve.

Kategoria e Parë, raundi 12-të:

E premte, 8 nëntor 2024

Apolonia 2-0 Vora

Lushnja 3-1 Korabi

E shtunë, 9 nëntor

Erzeni - Kukësi

Kastrioti - Pogradeci

E diel, 10 nëntor

Besa - Valbona

Burreli - Flamurtari

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?