Tre javë nga fundi i sezonit në Kategorinë e Parë janë mësuar edhe verdiktet e para. Pas rezultateve të gjashtë ndeshjeve të raundit të 30-të në këtë ligë, Vora, Flamurtari, Besa dhe Burreli do jenë pjesë e play-off, ndërsa do vijojë gara për titullin kampion dhe dy vendet e para që të dërgojnë direkt në Superligë.
Kryesuesit e Vorës u mposhtën 1-0 në Pogradec. Liqenorët fituan edhe një javë më parë kundër Flamurtarit, ndërsa këtë herë me golin e Pius mposhtin Vorën që paçka humbjes e kanë një vend në play-off, ndërsa Flamurtari nuk ka përfituar duke u ndalur 0-0 në Burrel. Duket se gara për titullin kampion mes dy skuadrave do vijojë deri sa ta lejojë matematika.
Fitore bindëse për Apoloninë, që në Fier i shënoi tre herë Korabit. Sukses për Lushnjën 4-1 kundër Valbonës. Tanimë skuadra nga Bajram Curri zyrtarisht është e rrëzuar një ligë më poshtë së bashku me Erzenin.
Tre javët në vijim do tregojnë se cila mes Pogradecit, Apolonisë, Lushnjës, Kastriotit apo Korabit do jenë në play-off, teksa Kukësi e ka humbur këtë shans dhe do garojë për të mbijetuar.
Kategoria e Parë, raundi 30-të:
E diel, 30 mars 2025 - 14:00
Apolonia 3-0 Korabi
Besa 2-0 Erzeni
Burreli 0-0 Flamurtari
Kastrioti 2-0 Kukësi
Lushnja 4-1 Valbona
Pogradeci 1-0 Vora
Renditja:
Komente
