Kastrioti 4-3 Korabi

Renditja/ Vora 'pa rivalë', merr kreun e Kategorisë së Parë! Kastrioti përmbys 4-3 Korabin, Pogradeci fiton me Apoloninë

3 Nëntor, 16:14| Përditesimi: 3 Nëntor, 16:18

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 11-të. Në "Tofik Jashari" të Shijakut ishin miqtë nga Vora që mposhtën 0-1 Erzenin falë golit të Gecit në minutën e 43-të dhe marrin kreun momental me 28 pikë.

Ndeshja e "Redi Malokut" në Fushë-Krujë prodhoi shtatë gola, aty ku Kastrioti përmbysi 4-3 Korabin. Tri pikë për Valbonën që fitoi 0-2 kundër Lushnjës në "Roza Haxhiu". Ndërkohë në Pogradec vendasit fituan 1-0 me Apoloninë. Kukësi nuk di të fitojë duke barazuar 0-0 në udhëtim me Burrelin.

Kjo javë do mbyllet të martë në orën 14:00 me Besa - Flamurtari në stadiumin e Rrogozhinës. Vora, Flamurtari, Besa dhe Kastrioti mbajnë katër vendet e para, ndërsa në fund Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni me vetëm dy pikë.

Kategoria e Parë, java 11-të:

E diel, 03 nëntor 2024 - 14:00

Burreli 0-0 Kukësi

Erzeni 0-1 Vora

Kastrioti 4-3 Korabi

Lushnja 0-2 Valbona

Pogradeci 1-0 Apolonia

E martë, 05 nëntor 2024

14:00 Besa - Flamurtari (Rrogozhinë)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?