Korabi 0-1 Vora, në stadiumin e Peshkopisë

Sport

Renditja/ Vora pa rivalë, ndjek Flamurtari! Kukësi rigjen fitoren, rezultatet në Kategorinë e Parë

5 Mars, 15:34| Përditesimi: 5 Mars, 22:16

  • Share

Kjo mesjavë (e mërkurë, 5 mars) pa në fushë 12 skuadrat e Kategorisë së Parë. Për raundin e 26-të te tri pikët dolën kryesuesit e Vorës, Flamurtari dhe Besa. Sukses edhe për Burrelin. Bie në sy fitorja e Kukësit pas shumë javësh "shterpësi".

Në Peshkopi, vendasit e Korabit janë në një krizë të thellë, por ia bënë të vështirë Vorës kryesuese. Miqtë iu falën golit të Ruzgis në minutën e 82 për të marrë tri pikët e radhës.

Në "Roza Haxhiu" të Fierit, Apolonia nuk ia doli të ndalë Flamurtarin, me vlonjatët që fituan 1-2. Oshafi kaloi miqtë në epërsi, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-1 pas golit të Eneh. Me fillimin e pjesës së dytë Apolonia humbi një penallti, teksa përfitoi Flamurtari dhe shënoi me Vasil Shkurtaj golin e fitores.

Kategoria e Parë, raundi 26-të:

E mërkurë, 05 mars 2025 - 14:00

Apolonia 1-2 Flamurtari

Korabi 0-1 Vora

Kukësi 3-0 Valbona

Lushnja 1-2 Burreli

Kastrioti 2-3 Besa

Pogradeci 3-0 Erzeni

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?