Teksa banorët e fshatit Lumas në Kuçovë vijonë prej gjashtë ditësh grevën e urisë sot është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve. Bëhet fjalë për Ylmi Shuaipin. Ai ka shfaqur shqetësime dhe është dërguar drejt spitalit rajonal Berat. Shuaipi ka pasur probleme me tensionin, ndërsa mjekët ia kanë ndaluar që të qëndrojë në grevë.
Pavarësisht kësaj ai me bindje thotë se nëse nuk zëvendësohet do të kthehet sërish në grevë.
“Jam në gjendje jo të mirë. Kam këputje të trupit. Më lufton shumë zemra. Tensionin e kisha 10 me 15. Ambulanca su vonua shumë. Po s’u zëvendësua njeri në grevë do kthehem vetë përsëri. E kam vendosur, do të kthehem vetë po s’u zëvendësua njeri atje. Do kthehem, do të luftoj deri në momentet e fundit. Vuaj dhe nga sëmundje, kam vuajtur nga zemra.Mpirje buze këputje gjunjësh. Me të vajtur do pyes profesor Resulin, mora serum”, tha Shuaipi.
Banorët kërkojnë pezullimin e punimeve dhe të mos u preket uji i Sinecit sepse sipas tyre jetojnë me këtë ujë dhe vadisin kulturat e tyre bujqësore. Uji që rrjedh nga burimi natyror përdoret nga këta banorë për vaditjen e tokave. Sipas banorëve të fshatit Lumas, Bashkia e Kuçovës ka projektuar ngritjen e një ujësjellësi në Sinec, ç'ka sjell dëme në bujqësi pasi ujin e përdorin për vaditje.
Duke mos gjetur asnjë zgjidhje pas 4 muajsh protestash për mbrojtjen e burimit të Sinecit, banorët e panë si të vetmen zgjidhje grevën e urisë.
Duhet me u nrejt i her populli seriozisht me ja qr me vra na nji nga kto Salikarat e Kastrratat me shok qê nuk lan ven pa fut turinjt,grupit të ktyne duhet me i bashkangjit ene ministrat respektiv të fushave ku ata veprojn e me nê krye krye BQ e historis post 90' kryeministrat e kryekarve tê bashkive.
Përgjigju