Rëndohet shëndeti i naftëtareve në ditën e 4-t të grevës: Kam qenë gjysmë e vdekur! Balluku s'paska as shpirt as ndjenjë njerëzore, por ne s'dorëzohemi (VIDEO)

18 Tetor 2020, 13:35| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 21:47

  • Share

Në ditën e katërt të grevës, gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është rënduar edhe më shumë. Kushtet e këqija janë faktori kryesor.

"Me ujë me sheqer tërë natën se më dhimbte koka nga ftoma që kam marrë. Ambienti është i rëndë unë jam alergjike, është shumë e vështirë", tha një prej tyre.

Njëra prej tyre e ka kaluar natën në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i ka bërë thirrje ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama që t'u japin një zgjidhje, pasi nuk do tw dorwzohen.

"Kam qenë pothuajse gjysmë e vdekur dje dhe një buzëqeshmje më ka kapur kamera nga zori vetëm që të më shikonin familjarët  se u alarmuan, me hipertension jam e ftohur. I bëjmë thirrje në veçanti Ballukut, nuk paska as shpirt as ndjenjë njerëzore, është femër është shoqe. Edhe kryeministrit. Primarja për ne janë lekët pastaj nuk duam gjë tjetër.

Nuk na kompromenton dot asnjë që të dalim nga greva. Nuk e kishim vendin këtu sot duhet të ishim në shtëpi, kjo na ka detyruar të marrim këtë akt ekstrem, vetëm nga mashtrimet", tha ajo.

Disa prej grave që janë në grevë janë të sëmura me kancer gjiri. Kështu u shpreh njëra prej grevisteve sot, duke konfirmuar këtë deklaratë që e kishte bërë edhe një ditë më parë.

"Është  shumë e vështrië, Sa vjen gjendja rëndohet me tension dhe alergji e marrje mendsh. po presim përgjigje, dy kemi më elementaret rrogat e prapambetura dhe rifillimi i punës. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se kërkojnë vetëm hakun që iu takon dhe asgjë më shumë.

Është e vërtetë, unë e thashë me dhimbje atë që thashë se i shikoj vetë shoqet e mia dhe doja që meqë janë femra këto që vijnë nga qeveria kisha dëshirë të zinin në gojë meqë është muaj i dhimbshëm. Secila nga ne këtu nuk e dimë ku jemi që ti jepet një zgjidhje e shoejtë se po vuajnë se nuk  e thashë kot, më dhemb shpirti që po e them për veten për shoqet për të gjithë. Kërkojmë zgjidhje. Unë mezi qëndroj, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Duam gjakun tonë e djersën, nuk kërkoj lëmoshë. Djersën dhe gjakun tim", shtoi ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?