Ekzekutimi i 'Rramanit' të Elbasanit, RENEA shoqëron 2 vëllezërit, dyshohet se siguruan makinën për atentatin, njëri prej tyre objekt atentati në 2008-ën

27 Korrik 2020, 16:46| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 20:19

  • Share

Një javë nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani forcat speciale RENEA zbarkuan në Elbasan në një operacion të gjerë ku deri më tani janë shoqëruar dy të dyshuar se kanë dijeni për ekzekutimin e 39-vjeçarit.

Report TV mëson se dy të shoqëruarit janë vëllezër, 35-vjeçari Selim Manehasa dhe Ymer Manehasa pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa dyshohet se dhe mund të kenë bashkëpunuar. Selimi është pronar i një pike makinash të përdorura në Peqin që mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.

Nga pamjet që REPORT TV sjell, shihet prezenca e lartë e forcave policore. Njohur ndryshe si 'Rramani', 39-vjeçari me precedent penal për trafik droge, dyshohet se është ekzekutuar pikërisht për prishje të pazareve të drogës mes grupeve kriminale. I shoqëruari Ymer Manehasa është nga fshati Bardhas i njësisë administrative Gjoçaj në zonën e Peqinit. Ai së bashku me vëllain e tij Selim Manehasa është shoqëruar nga policia si person që ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Deri në këtë fazë të hetimit ndaj dy vëllezërve nuk është marrë asnjë masë ndalimi, por vetëm shoqërimi i tyre.

Njëri prej vëllezërve, pikërisht Ymer Manehasa në janar të vitit 2008 është bërë njëherë objekt i një atentati me armë në fshatin Bardhas, ku ndaj tij është qëlluar plot 5 herë por pa pësuar lëndime. Gjithashtu Manehasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit, por akuzat nuk janë faktuar asnjëherë dhe për pasojë ai është lënë i lirë.

Operacioni ku u sekuestruan edhe armë u ndoq nga afër edhe nga drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Në drejtorinë e policisë Elbasan ka mbërritur Ardi Veliu, Aida Hajna drejtori i krimeve të rënda, Arben Dashi.

1595861340_1595259951EmiljanoRamazani.jpg

Emiliano Ramazani

Ora 20:08
I shoqëruari për vrasjen e 'Rramanit' objekt atentati në 2008-ën, i qëlluan 5 herë me armë por s'u lëndua

I shoqëruari Ymer Manehasa është nga fshati Bardhas i njësisë administrative Gjoçaj në zonën e Peqinit. Ai së bashku me vëllain e tij Selim Manehasa është shoqëruar nga policia si person që ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Deri në këtë fazë të hetimit ndaj dy vëllezërve nuk është marrë asnjë masë ndalimi, por vetëm shoqërimi i tyre. Ymer Manehasa në janar të vitit 2008 është bërë njëherë objekt i një atentati me armë në fshatin Bardhas. Ndaj tij është qëlluar plot 5 herë por pa pësuar lëndime. Manehasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit, por akuzat nuk janë faktuar asnjëherë dhe për pasojë ai është lënë I lirë.

Ora 19:26
Atentati ndaj Emiljano Ramazanit, zbulohet emri i të shoqëruarit të dytë

Report Tv ka mësuar emrin e dytë të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin mafioz ndaj Emiljano Ramazanit. Gazetari Merin Maçi zbulon se i shoqëruarit të dytë nga RENEA është vëllai i Selimit që i ka siguruar makinë autorëve,  Ymer Manehasa.

Selimi dhe Ymeri  dyshohet se janë të përfshirë në atentatin mafioz ndaj Emiljano Ramazanit, ku pista kryesore e ekzekutimit mbetet prishja e pazareve të drogës.

Ora 18:44
Detaje të reja/ Report Tv mëson emrin e pronarit të pikës së makinave të përdorura i arrestuar për vrasjen e 'Rramanit'

Selim Manehasa është pronari i pikës së makinave të përdorura , i cili u shoqërua si person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit. ReportTv mëson emrin e 35-vjeçarit, i cili e zhvillon aktivitetin e biznesit në Peqin dhe mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.

Ora 18:42
Mbërrijnë në drejtorinë e Elbasanit Ardi Veliu dhe n/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajna

Nën drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajna mbërrin në drejtorinë e Elbasanit. Kjo është vizita e parë e saj pasi u vendos në krye të BKH-së. Ajo ka mbërritur me një "Land Rover Discovery" të bardhë, ndërsa ka marrë përshëndetjen e oficerëve të policisë. Kurse Veliu mbërriti me një makinë tip "Range Rover" të zezë, i shoqëruar me një makinë policie.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lush berbali: 28/07/2020 06:55

    Asnjehere policia nuk gabon ne arrestime. Gjithmone mes te arrestuarve eshte vrasesi dhe porositesi. Por,çuditerisht ne gjykate punet ndryshojne. Prandaj policet jetojne ne shtepi perdhese ,apo me qira kurse gjyqtaret ne tre -kater vila ku secili dyshek ka miliona euro brenda .

    Përgjigju
  • altini: 27/07/2020 19:00

    jam dakort me ed ramen kur tha qe kriminelaet ndermjet tyre KOKEN hengshin.shpresojme vetem qe mos te kete viktima te pa fajshem. nuk ja uroj vdekjen as njeriu se esht vetem i madhi ZOT qe ka te drejte qe ta mer sic ta dha por kur e ben ate pune ben ate jete ...nuk ka sigurazion jete ne zanatin e krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?