Video nga momenti i sulmit me armë në hotel Voloreka! Zbardhen dy atentatet ndaj pronarit, kapet i fshehur në pyll 'Liri i Rushkës', në pranga dhe 3 të tjerë

12 Gusht 2020, 09:27| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 12:26

  • Share

Zbardhet dhe arrestohen autorët e sulmit me armë më 1 dhe 8 gusht 2020 në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht të Pogradecit. Në pranga ka përfunduar Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës", i cili është dhe organizatori i sulmit me armë ndaj pronarit të këtij hoteli, Jetmir Muçllari. Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar në pyllin Vërdovë të Pogradecit. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë në Hotel Vloreka dhe është një  person me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë arrestimit ai kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

Report Tv siguron videon e sulmit të 8 gushtit në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara dhe ndaj hotelit. Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku autori, i maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara. I pashqetësuar, autori ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke i dëmtuar makinat me radhë. Më pas është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Forcat RENEA në bashkëpunim me Policinë e Pogradecit kanë  organizuar mbrëmjen e djeshme operacionin e koduar "Driloni", ku u arrestua Berberi dhe 3 të tjerë si bashkëpunëtor të dy sulmeve të ndodhur ndaj Jetmir Muçllarit.

Gjatë arrestimit të Ilir Berberit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak si dhe rrobat e përdorura gjatë sulmit me armë.

Sipas policisë shkak i sulmeve me armë të ndodhura me 01.08.2020 dhe 08.08.2020, në hotelin Voloreka në fshatin Tushemisht është nisja e një konflikt që në shkurt të 2020, ku 52-vjeçari Berberi ka kanosur pronarin e hotelit, për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorët e tij Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja").

Dy ditë më parë u kap edhe bashkëpunëtori tjetër Mariglen Topuzi, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 5 për 2 sulmet me armë të ndodhura brenda 7 ditësh në Hotel Voloreka.

Në sulmin e ndodhur më 8 gusht, Ilir Berberi në rolin e organizatorit dhe në bashkëpunim me 4 personat e arrestuar, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Muçllari  duke zbrazur mbi 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara në hotelin e tij, duke dëmtuar 7 makina luksoze, ku 24 plumba kanë prekur makinën e Muçllarit. Autorët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit dhe dy dhomave të tjera, ku qëndronin turistët. Muçllari deklaroi se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Kush është Ilir Berberi?

Ilir Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si 'Liri i Rrushkës', ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Agron Gjyrezi.

Ndaj Berberit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim".

Ora 11:43
Pamje të reja, momenti kur qëllohet ndaj hotel Volorekës

Pamje të reja nga sulmi me armë në hotel Voloreka në Tushemisht. Një video e siguruar nga Report Tv nga një tjetër kënd i hotelit, tregon momentit kur autori i maskuar ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj hotel Volorekës, ku plumbat ishin në drejtim të dhomës së djalit të pronarit dhe dhomave ku qëndronin turistët.

Ora 11:10
Sulmi ndaj hotel Volorekës, Report TV siguron videon e sulmit të 8 gushtit

Report Tv siguron videon e sulmit të 8 gushtit në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara.

Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku autori, i maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara.

I pashqetësuar, autori ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke i dëmtuar makinat me radhë.

Më pas është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Ora 10:16
Sulmi me armë në Hotel Voloreka, 30 ditë burg për Mariglen Topuzi! Avokati: Procesi i paragjykuar, ka video që klienti im ka qenë tjetërkund

Gjykata e Pogradecit ka vendosur ditën e sotme 30 ditë burg për Mariglen Topuzin, i arrestuar dy ditë më parë si një prej bashkëpunëtorëve në sulmin e ndodhur më 8 gusht ndaj pronarit të Hotel Volorekës, Jetmir Muçllari. Seanca ndaj Topuzit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe zgjati 2 orq, që sipas avokatit u shoqërua me debate të ashpra mes palëve në proces.

Avokati mbrojtës i Topuzit, Nevzat Tarelli kërkoi lirimin e klientit të tij pasi sipas tij ka prova që Maringlen Topuzi natën e sulmit ka qenë tjetër vend dhe jo në Hotel Voloreka. Sipas avokatit prokuroria nuk ka prova por vetëm indicie dhe se procesi është i paragjykuar dhe veprimet e policisë të nxituara. Ai tha se prej orës 15:00 të datës 7 gusht dhe deri mëngjesin e datës 8 gusht, kur u regjistrua ngjarja, Mariglen Topuzi ka qenë në shtëpinë e tij.

"Unë i kërkova gjykatës të shpallë të paligjshëm arrestin në flagrancë dhe lirimin e menjëhershëm të klientit tim, në mungesë të plotë të provave që e implikojnë në ngjarjen e datës 8 gusht. I vura në dispozicion prokurorisë dhe gjykatës prova shkresore dhe filmike,të cilat provojnë se Topuzi në episodin e parë ndaj Hotel Volorekës ka qenë në Golem. Ndërsa në datën 8 gusht,me dëshmi dhe prova filmike,provohet që ndodhej në banesë. Topuzi në datën 7 ka qenë në një varrim në Buçimas dhe prej atij momenti nuk ka dale nga shtëpia, pasi kishte nënën sëmurë. Mariglen Topuzi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave duke mos pranuar përfshirjen në ngjarje. Sipas tij, ai u arrestua vetëm për shkak të konfliktit që ka pasur me pronarin e hotelit një vit me parë, për të cilin ka vuajtur dënimin," ka thënë avokati Tarelli.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia arrestoi edhe 4 autorët e tjerë të sulmit me armë në Tushemisht, mes tyre dhe organizatorin Ilir Berberi.

Komento

Komente

  • Iris: 12/08/2020 22:46

    Tani ky diversanti modern me shoke do dergoje Rushken qe <<t'u kerkoje>> Mucllarit te terheqe padine.Zyrtaret e burgut duhet t'i pergjojne telefonatat dhe t'i kontrrollojne korespondencen,do gjejne material shume interesant!

    Përgjigju
  • Taku: 12/08/2020 19:50

    Po keta “ gansrerat “ bene githe kete zhurme per te vajtur me burg

    Përgjigju
  • Kirasi: 12/08/2020 19:08

    Ca bahet kshu nji 52 vjecar fshatar ben trimin ne gjith qytetin ? Ne shkoder do ishte harru emri me koh ! Ne shkoder nuk ka fshatar as malok as dugagjinas qe bajn te fortin . E provun dikur dugagjinsit e i vran gjith si minjt djemt trima shkodran . Edhe pse kishin nga 5-6 vellezet asnji nuk mori hak ne shkodran

    Përgjigju
  • num1: 12/08/2020 18:16

    Ha ha ha.Gangsteret shqiptare jane aq "te frikshem" per popullsine sa i therrasim me emrin e mamave. Lili i Rrushkes. Keta bastarde lajne hesapet me njeri-tjetrin. Edhe pronari i hotelit dhe djali i tij jane nje mut si keta kriminelet qe i arrestuan sot dhe do i leshojne pas nje muaji. Historia ndermjet tyre do vazhdoje deri sa te vrasin njeri-tjetrin.

    Përgjigju
  • BBC: 12/08/2020 15:09

    Ti kishte asgjesuar RENEA keto lango fshati. Katunari i mire katunari i vdekur

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/08/2020 17:46

      Me patjeter ti duhet te jesh qytetar,ska si te jesh ndryshe,qyeteterimi yt tregohet qarte me ane te komentit.

  • Ceno: 12/08/2020 14:55

    Hahahahahahahahahahahahahah !! Plaku MATUF nga P*RDHIKECI bèn "Gangon" , nè P*rdhikeq ????!!!! Po kaq njerèz té VDEKUR qenkeni ju P*rdhakecarèt , qè del NJÈ ZVARRANIK PA KOKÉ 52 VJEÇ , dhe ju TERRORIZON QYTETIN , dhe ju bèn "GANGON" !! O NÉNE O NÈNE , çfarè bèhet kèshtu , del LEPURI nga FERRA , dhe bèn si "TIGÈR"!! I bèj thirrje RENEAS , qè para se ta çojnè tek KRIMINELÈT dhe HAJDUTÈT me TOGA tè ZEZA nè Gjykatè , ti FUSIN NJA DY SHISHE BIRRE nè B*THÈ , dhe tja SHK*RDHEJNÈ GRUAN edhe VAJZAT e VIRGJÈRA kètyre MALUKETÈRVE dhe HARBUTÈVE Fshatarè nga P*rdhiKeci !

    Përgjigju
  • Ertian: 12/08/2020 13:38

    Mjafton Te shikoni se cfare avokati ka mare, njeriun me Te degjeneruar dhe nje pazarxhi Te qelbur, qe genjen pa pike turpi. per te kuptu se cfare ndodh. Kjo eshte drejtesia shqiptare

    Përgjigju
  • Vlora: 12/08/2020 12:49

    Aty ne Pogradec mund te bej gangon,dergojeni ne Vlore te bej langon.

    Përgjigju
    • Anderson: 13/08/2020 06:04

      Avash o genti mos na boni si superiore ju tironsit

    • PER GENTIN: 12/08/2020 23:48

      Ore genti me pelcen entuzjazmi yt.

    • Beni: 12/08/2020 19:36

      Qef i madh o vlonjati,tu u vra njerzit si lepra.Trimeri e madhe.E flliqet vloren me kto mend qe keni.Trima ishin ato qe cliruan vendin jo kta qe vrasin per para.

    • per gentin: 12/08/2020 18:16

      ti je ai tironsi qe di mir hisorit e tironsve dhe shkodraneve qe komenton ne cdo lajm vrasjesh apo plagosjesh eee demek nje gangot e viteve 90 po qin vlonjatet per tirons e durrsak mer plak edi mir ti ca esht ber ca behet e ca do behet . ka ndonj vit pa 2 3 ekzekutime minimumi ka??? me thoj nj vit

    • Pergentin: 12/08/2020 17:56

      Avash o genti avash, pa na fol pak per pallatet almak , kamzen , insitutin, lapraken, tokat dhe shtepit e zena. Tiranasit jepi cik gjiz e cik raki dhe te ben mik.

    • genti: 12/08/2020 16:25

      o vlora tiranes bejne te forte ku te dush ti tiranost ja kane ngrene koken te gjithe te forteve nga tropoja deri ne vlore! mos fol kot se sa ka vlora banor ne tirane eshte vetem nje lagje.

    • valona: 12/08/2020 16:02

      Hahaaa minifund e sterçe

    • vlora: 12/08/2020 14:24

      o vlla ne vlor nuk pin dot uj fierak e tirans jo me ky na poradeci ca thua ca langon ati ne vlore i veshin minifund

  • A...Zh: 12/08/2020 11:26

    Ngjarje edhe te renda po ndodhin, por eshte fakt qe pothuaj ne te gjitha rastet policia po i zbulon e kap autoret. Tjeter parandalimi, parameter qe kerkone permiresim rrenjesore.

    Përgjigju
    • Fieri12: 30/08/2020 10:51

      O flori cdo ti me fierin apo tiranen.o vlla kush esht ai vlonjati i fort qe doli.mos esht zani caushi me 20 kalamaqt nga mbrapa se 6 muaj duroi i forti vlore me sa di un.

    • Fieri12: 30/08/2020 10:47

      O vlora cdo ti me fierin o vllai kur dolen vlonjatet te fort apo kur u zgjua zani per 6 muaj me 20 kalamaq nga mbrapa u bet trima

    • Taulant: 12/08/2020 13:26

      Parandalohen rastet kur prokuroria dhe gjykata jep denime te merituara, jo duke i liruar pas 6 muajsh. Krimineli dhe shume te tjere qe jane deshmitare te nje drejtesie te korruptuar, priren ta perserisin krimin.

  • Ariu: 12/08/2020 09:57

    Akoma rron ky Lili Rrushkes?! Ka 100 vjet qe ben gango ne Pogradec. Me mbiemer Berberi ky, mos ka te beje me Sokol Berberin, ate gjyqtarin e "famshem", kunatin e shokut Xhemal?!

    Përgjigju
    • O ariu: 12/08/2020 12:37

      Pse KY esht I forti i pogradecit? Ly komandon ne pogradec gjithe keto vite. Sa vrasje ka ber KY kshu qe e paskan fryk

  • Enri: 12/08/2020 09:33

    iliri edhe me rrezikshmeri te larte edhe rri ne shpine e vete pa problem fare

    Përgjigju
    • pog: 12/08/2020 13:03

      o Altin, dje e kapen ne cader po deri kur qelloi me arme si zotni ka ndejt gjithe kohen ne shtepi...apo thuaj ka dale i pa fajshem per veprat e tjera penale dhe skishte pse mos te rrinte

    • altini: 12/08/2020 11:25

      o enri shterpi esht cadra ne pyll?ishte me pushime ne mal si kafshe qe eshte

    • Lomi: 12/08/2020 10:59

      O kap ne pyll o robo, ka pa filmin rambo, vetem se ky u dorzu rambo jo.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?