Kronikë

Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara

12 Dhjetor 2024, 09:29| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 17:05

  • Share

Shkoder-  Forcat elitë RENEA bastisën lagjen e Dobraçit, konsideruar si bazën e fisit Bajri, ku banon edhe i forti i Shkodrës Safet Bajri. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 5 urdhërarreste janë firmosur me urdhër të prokurores e Elida Kaçkini e cila po heton masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër. Burimet thonë se nuk është ekzekutuar ende asnjë urdhër-arresti, por janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Janë ushtruar kontrolle në lagjet e Shkodrës si Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter. Kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës dhe në orët e para të së enjtes (12 dhjetor). 

Në orën 02.00 të mëngjesit, policia hyri në banesën e Safet Bajrit, ku siç burime për Report Tv thonë, gjetën një arkë kursimi me 19 mijë euro brenda, të cilën Bajri pretendoi se i ka kursime për vajzën e tij 1-vjeçare. Efektivët sekuestruan edhe 2 celularë, të tijin dhe bashkëshortes. Safet Bajri është  marrë në pyetje dhe është lënë i lirë dhe deri më tani ndaj tij nuk ka urdhër arresti.

Policia kontrolloi 10 banesa dhe sekuestroi të paktën 5 automjete të blindura në lagjen Dobrac, dhe disa prej tyre, burimet thonë se u gjetën në vilën e vëllait të Behar Bajrit, kushëri i parë me Safet Bajrin. Për çudi, vilat e 2 kushërinjve janë ngjitur me njëra-tjetrën, por burime pranë tyre thonë se Safeti dhe Behar Bajri nuk flasin mes tyre. Report tv sjell pamjet e operacionit, momentet kur dy makina luksoze ‘Mercedes Benz’ të blinduara mbërrijnë në Drejtorinë e policisë së Shkodrës. Pas tyre dhe një Mitsubishi me targa të huaja.

Burimet thonë se në lagjet e konsideruara si ‘bunker’, Dobraçi dhe Kirasi, ku jeton Astmer Bilali, janë sekuestruar disa armë zjarri. Këto kontrolle – thonë burime të pakonfirmuara, nuk përjashtohet të kenë lidhje edhe me një hetim të ri ndaj Bajrave, në hasmëri disavjeçareve me fisin Lici.

Kontrollet masive me urdhër të SPAK, vijnë 1 muaj e gjysmë pas masakrës me 4 të vrarë pikërisht në këtë lagje, që ka 2 viktima, anëtarë të grupit rival të Bajrave, miqtë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, bashkë me çiftin e pafajshëm të bashkëshortëve që udhëtonin me motor.

Masakra e Dobracit u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë duke ia kaluar aktet e hetimit SPAK-ut.

Masakra e 30 tetorit 2024 në Shkodër, ku nga atentati humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, mbetet ende pa autor zyrtar përgjegjës për porositjen apo kryerjen e saj. 

Shenim: Informacioni u përcoll nga gazetarët Sokol Dema, Keti Banushi dhe Ergys Kavaja

Ora 14:12
DETAJI/ Operacioni i RENEA-s në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u gjetën 19 mijë euro, ishin tek arka e kursimit e vajzës 1 vjeçe! Sekuestrohen 5 makina të blinduara

 

Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulon detaje nga operacioni i kontrollit ndërmarrë sot me urdhër të SPAK në Shkodër.

Sipas burimeve bëhet e diturse në shtëpine e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro, në një arke kursimi për vajzën 1 vjeçare të Safet Bajrit. Është thyer arka, dhe i kanë marrë lekët.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim gjykate dhe është ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit.

Safet Bajri është lënë i lirë.

Gjithashtu janë sekuestruar në banesën e Safet Bajrit edhe 2 telefona, celulari i tij dhe celulari i gruas.

Prokurorja Elida Kaçkini që ka leshuar 5 urdhër arreste, po heton masakrën e Dobraçit, dhe urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.

Asnjë prej urdhërarresteve nuk është ekzekutuar deri më tani. 

Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit. Burimet thonë se vilat e tyre janë pranë njëri tjetrit.  Në lagjen Dobraç, burimet thonë se janë kontrolluar 10 banesa.

Lajmi mberriti në redaksi nga gazetarja Keti Babushi. 


Lajmi ne perditesim...

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fantazma: 13/12/2024 09:03

    me duket ju ka hy dreqi ne bark hengshi kokat tuaja me keto komente te pista

    Përgjigju
  • mali: 12/12/2024 23:33

    bajrat duhen ekzekutuar....jo arrestuar..

    Përgjigju
  • Polic #: 12/12/2024 21:32

    Është tradhtuar operacioni.

    Përgjigju
  • Xxx: 12/12/2024 21:27

    Ca loti hahah 19 mij euro me ark kursimi te mbledhura per 1 vit

    Përgjigju
    • Krapi: 13/12/2024 00:17

      Jane bakshishet e tregtis peshkut

  • Vata: 12/12/2024 15:47

    Policia e Shkodër është një nga policit më kriminale dhe bashkpuntorë të krimit.

    Përgjigju
  • Dobraçsi: 12/12/2024 15:43

    Po pse i bini në qafë kot Bajreve? Ato kan biznesin me peshk,! që nuk dijnë të xajnë peshk, dhe kursimet e vajzës 1 vjeçe ja kanë sjedhur miq dhe dashamirët e Babit gjob vënës.

    Përgjigju
  • 313: 12/12/2024 15:36

    ska nevoj me i thene se po vijm me ju arrestu. me kollaj futesh ne Damask se ne Dobraç. qe te ura e berdices merret vesh se po vijn dajat per kontroll.

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/12/2024 15:14

    I kan lajmeru se ska mundesi mos me u gjet asigja jasht ligjshme te safeti

    Përgjigju
  • Per: 12/12/2024 14:49

    Ooo daja po kur keke ba me vajz ma e kur je martu nuk dikam gja , e pac me jete rrespekte nga hollanda

    Përgjigju
    • Per mu: 12/12/2024 15:27

      Ka marr i vajz prej familjes t mire pee gru

    • Per ty: 12/12/2024 15:27

      Si mo nuk e din mbesen e luigj currit ka per gru Vajzen e kontit dhe merites zoj shkodret Qe i bjen me ken vajza e axhs e grus enver bajrit

  • Kirasi: 12/12/2024 12:06

    Ibrahimin e man dhe e shetit okani . Edhe ate dit ai e ka marr prej te vendngjarja. Sekuestroni tel e okanit se keni me gjet mrekullina

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2024 11:01

    Nese doni vertet ta luftoni krimin ju dubet tjua nxini jeten atyre personave qe meren me krime , cdo nate kontrolle banese dhe ne cdo vend qe ata shkojne kontrolle sa ti beni qe te ikin fare nga vendi , presion nga te gjitha anet vetem ashtu i shkaterron duke mos i len te qete

    Përgjigju
  • edi: 12/12/2024 10:42

    po he si doli furia e policise? ju i dini vrimat ku fshihen kriminelet kapini dhe kaq.

    Përgjigju
  • Bravo: 12/12/2024 10:02

    Si gjithmonë, nje vrimë ne ujë, ikni se po vijmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?