Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për të ndihmuar në shfrytëzimin e një mundësie dhe për të menaxhuar rrezikun, tha presidenti i SHBA Joe Biden të dielën pasi luftëtarët rebelë përmbysën presidentin sirian Bashar al-Assad.
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fqinjët e Sirisë gjatë periudhës së tranzicionit dhe do të vlerësojnë me vëmendje fjalët dhe veprimet e grupeve rebele. Thirrja e presidentit amerikan ishte që evitohet një rikthimi I fuqishëm i ISIS.
“Ndërsa ne të gjithë i drejtohemi pyetjes se çfarë vjen më pas, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t'i ndihmuar ata të shfrytëzojnë një mundësi për të menaxhuar rrezikun”, tha Biden.
Sipas Biden Shtetet e Bashkuara nuk e dinë zyrtarisht vendndodhjen e Asadit, por vuri në dukje raportimet se ai kishte ikur në Moskë. Ai tha se Assad duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij disa vjeçare. Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe se është hera e parë në vite që as Rusia, as Irani dhe as organizata militante e Hezbollahut nuk kanë një rol me ndikim në Siri. Presidenti konfirmoi se forcat amerikane të dielën kryen sulme të suksesshme brenda Sirisë duke synuar kampet dhe operativët e grupit militant Shteti Islamik.
Lajmi kryesor:
Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit
SI.E./ReportTv.al