Rënia e euros, Edvin Prence: Për 6 muaj bizneset e eksporteve 100 milionë euro humbje! Banka e Shqipërisë të ndërhyjë

27 Korrik 2023, 15:00| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 22:55

  • Share

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.88 lekë dhe këmbehet me 94,23 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 104.87 lekëve, ose 2,65 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Edvin Prence nga shoqata pro eksport bën një bilanc të humbjeve që çdo muaj sipas tij renditen në miliona euro, dhe I bën thirrje qeverisë e BSh-së të ndërhyjë sa më parë.

“Në nivel sectorial të manifakturës së veshjeve dhe këpucëve dëmi ekonomik shkon 9 mln euro në muaj (900 mln lekë ) në muaj. Në nivel total që nga fillimi i vitit nga një përllogaritje që kemi bërë e tejkalon 100 milionë euro. Vetëm në muajin qershor ka pasur një rënie – 17.3 % të eksporteve shqiptare. Ajo çfarë ne parashikojmë nëse nuk do të ketë ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe ndërhyrje nga banka e Shqipërisë që është shumë e nevojshme, mendoj që këto shifra mund të dyfishohen të arrijnë në 30 – 35 %” thotë Prence në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv.

Sektori i manifekturës veshje këpucë po e ndjejnë prej kohësh vështirësinë, duke mos folur më për fitim por për mbijetesë.

“Ju garantoj se ka nisur prej kohësh dalja e punonjësve nga sektori jonë. Do të ketë dhe impact social pasi do të jetë barrë e rëndë pasi do i mbajë me asistencë sociale. Nuk kemi likuditetin e nevojshëm për të ecur përpara.  Nuk po flitet më për përqindje fitimi por për mbijetesë. Ndërhyrja e qeverisë është emergjente e domosdoshme” shpjegon Edvin Prence.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?