Rënia e euros, eksperti Çoçoli: Së shpejti do jetë baras me lekun, qytetarët mos të këmbejnë para shtatorit! Civici: Jemi vend me dy monedha

12 Qershor 2023, 22:15| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 07:07

  • Share

Rënia e monedhës euro përballë lekut shqiptar ka sjellë humbje të konsiderueshme tek eksportuesit por edhe shqetësim tek qytetarët të cilët mund të kenë kredi në lekë dhe të ardhurat i marrin në euro. Ekspertët kanë analizuar rritjen e remitancave nga ana e emigrantëve, rritja e numrit të turistëve por edhe paratë e pista që kanë hyrë në vendin tonë.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.

“Janë katërfishuar remitancat e emigrantëve. Në një treg të kufizuar kjo prurje pak më e madhe, ta ule menjëherë nivelin e këmbimit sepse aq i kufizuar është tregu ynë. Nëse ke të paktën prej emigrantëve 80-100 milionë euro më shumë nga çfarë kanë ardhur më para, atëherë patjetër që do ketë një rënie të tillë.  Kjo rritje e remitancave do e çojë euron edhe në 100 lekë deri në fund të gushtit.  Nëse keni një shumë në euro, mirë është të prisni deri në shtator për t’i kthyer në lekë. Tendenca do jetë që euro të humbasë ende pikë”-tha Çoçoli.

Nga ana tjetër, profesori Adrian Civici tha se praktikisht Shqipëria është vend ku përdoren 2 monedha dhe se efekti i forcimit të lekut vjen si pasojë e euroizimit, gjë që nuk ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se pas shtatorit apo tetorit pritet forcim i monedhës së euros dhe shtoi se vendi ynë duhet të nisë procedurat për të hyrë në ‘eurozonë’ duke qenë se përdorimi i monedhës euro në vend është tepër i lartë.

“Shqipëria është nga vendet me nivelin më të lartë të eurozimit. Praktikisht jemi një vend me dy monedha. Gati 50 me 50 janë depozitat në euro në raport me ato në lekë.  Efekti këtu është më i madh se në Maqedoni. Arsyeja përse kemi këtë lloj efekti është niveli i lartë i eurozimit. Mund të ketë riforcim të euros pas shtatorit apo tetorit. Por do ketë një ekuilibër të ri besoj afatmesëm, më shumë se 2 apo 3 vjeçarë. Ka edhe ndikim negativ edhe pozitiv. Negativ: E vuan sektori i eksporteve të cilët duke qenë se kanë kontrata më afatgjatë . Mendoj se duhet të fillojmë procesin për hyrjen në eurozonë. Tani nuk është momenti për qytetarët që kanë sasi relativisht të vogla nën 30 mijë euro. Në momente paniku s’duhet të bëjnë veprime të nxituara”-tha Civici.

Ndërsa eksperti Eduard Gjokutaj tha se rënia e euros është një problem i brendshëm, duke nënvizuar se shuma e eurove të hyra në vend arrijnë shumën e 2.8 miliardë eurove kundrejt 1.7 miliardë eurove të shpenzuara.

Në kuadër të masave të ndërmarra, ministrja e Ekonomisë dhe Financave javën e shkuar tha se të gjithë eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin deri në mars të vitit të ardhshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gshk: 16/06/2023 13:51

    Zakonisht Leku rritet pa baze ekonomike sa here qe ka zgjedhje ne Shqiperi. Pastaj bie mbas ca muajsh, kur mbarojne zgjedhjet. Kush e di valle se per cfare perdoren keto leke qe blihen me euro para zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Or tej: 13/06/2023 09:19

    Thuaja atyre qe i sjellin me thase nga jashte qe mos ti sjellin per ti pastruar per ca muaj. Popullit te gjore qe i nevojiten per kembim mund te mos e kete mundesine qe prese 4 muaj per ti kembyer or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?