Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë! S'po humbasin vetëm bizneset, por edhe qytetarë që mbahen me remitanca

3 Maj 2023, 14:43| Përditesimi: 3 Maj 2023, 14:49

  • Share

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur në Report Tv për rënien e euros, ndërsa komentoi edhe deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj e cila tha se borxhi publik është ulur falë rënies së euros.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti i ekonomisë tha se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave duhet të ndërhyjnë të gjendur përballë kësaj situate, ku euro ka shënuar rënie shumë të madhe.

“Ajo që duhet të ndërhyjë Ministria e Financave është që në radhë të parë, institucionet që ka në varësi duhet të shpjegojnë përse ka një ofertë të madhe të euros në dallim nga vite e tjera dhe periudhat  e mëparshme. Dhe nga ana tjetër ca po bëjnë institucionet të cilët janë aty për të frenuar hyrjet e parave që nuk shpjegohen as nga aktivitete ekonomike, as nga investimet e huaja por as edhe nga burime që mund të konsiderohen nga turizmi.

Pasi në llogaritë që kemi bërë, paratë nga turizmi ashtu siç hyjnë edhe dalin pasi shqiptarët harxhojnë më shumë se ca harxhojnë turistët e huaj këtu. Investimet e huaja kanë një njollë në vitin 2022, rreth 35% e tyre vijnë nga kompani offshore.

Banka ka rritur normën e interesit, kjo munde të frenojë kreditimin ekonomik që ndikon edhe në furnizimin me para. Banka duhet të alternojë gjithë ca ka politika aktuale e masave anti-inflacion me ministrinë e financave në mënyrë që të sistemojnë balancën e qarkullimit të parasë në treg. Banka e Shqipërisë nuk mund të bëjë ndërhyrje tej atyre që ka bërë, por mundet që në pjesën e komunikimet me institucionet e ministrisë të jenë vigjilente në asketin”, tha Gjokutaj.

Gjokutaj thotë se duhet ndërhyrë pasi nuk është qëllimi vetëm që të rregullohet bilanci i buxhetit të shtetit, por edhe bilanci i bizneseve. Ai thekson se nga rënia e euros nuk po humbin vetëm bizneset, por edhe qytetarët të cilët mbahen nga remitancat. Ai thotë se për shkak të kësaj situate, i ka zënë paniku dhe vihet re një kërkesë më e madhe në pikat e këmbimit për thyerjen e euros.

“Parë nga ata faktorë që ndikojnë në rënien e euros është e vërtet që duhet një ndërhyje pasi nuk mjafton që të rregullohet vetëm bilanci i buxhetit të shtetit, por më së pari të gjithë ekonomitë e vendeve të ndryshme rregullojnë bilancin e bizneseve dhe të qytetarëve të tyre. Nuk po humbin vetëm biznesit, por edhe ata qytetarë që mbahen me remitanca, mbahen dhe me para të tjera që i kanë të ruajtura ndër vite me euro tani ndihen të zhvlerësuar dhe ka nxitur panik pasi shikohet që ka një thyeje masive në pikat e këmbimit. Kemi goxha thyerje të eurove për shkak se paniku pa hapet në masë të madhe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mandi: 09/05/2023 10:59

    Pse se shprehni me qarte , jan shume Euro qe duhet ti fitojn politikanet qe kane fasonerite dhe po humbasin shume bjeri shkurt , se per populaire nuk eshte kjo , Popullit Shqiptar I ben nder renin e Euros se mund ta blej me lire dhe mund te ket mundesi te beje naj dite pushim,pun ju prish ju qe po detyroheni ta shinning me lire ,iu prish kriminelave se ato fusin me shumice dhe per pasoje do ta shewing me lire , Populli ska ca humb nga renin e Euros , vetem fitime ka

    Përgjigju
  • Ilir: 03/05/2023 19:07

    Po si nuk hetoi nje here qeveria nga vjen gjithe kjo euro ne shqiperi e ku vete.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/05/2023 00:39

      Jane eurot e droges qe shitet jashte vendit dhe qe futet me thase brenda vendit or teeeejjjjj

  • Shaqo: 03/05/2023 15:17

    Po qytetaret e pensionistat qe mbahen me leke, pra marrin rrogat ne leke, temos i mbrojme o zoti ekspert? Pse nuk thoni qe u rrit edhe vlera e lekut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?