Rënia e euros, eksperti Gjokutaj: Banka e Shqipërisë duhet të reagojë, të rishikohet norma bazë e interesit! Institucionet të mos heshtin për paranë informale

14 Mars 2023, 14:11| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:17

  • Share

Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve. Ditën e sotme, 1 euro këmbehej me 113.97 lekë. Shkak është bërë inflacioni i ulët, normat e interesit, ekonomia dhe paraja informale, thotë eksperti Eduard Gjokutaj.

Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti Gjokutaj tha se Banka e Shqipërisë duhet të reagojë. Ai sugjeron që të rishikohet norma bazë e interesit pasi do të ndikojë më rëndë në ekonomi duke dhënë efekte negative.

“Nuk ka të ndalur mbivlerësimi i lekut dhe nënvlerësimi i euros. Kjo lidhet me një kompleksitet faktorësh, jo vetëm me normat e interesit, bilancin tregtar dhe ndikime nga infalcioni. Të gjitha këto janë efektet që ekonomia i vuan edhe pse kemi inflacion më të ulët se vendet e BE-së. Vendet që kanë inflacion më të ulët, kjo na ndikon dhe bie një vlerë të shtuar, pra ofertë më të madhe dhe ndikon. Natyrshëm që kjo jep variacion në kursin e këmbimit në mënyrë të panderprerë se në momentin që do të kishim situatë ndryshe, do të kishim ndikim tjetër.

Pjesa e Bankës së Shqipërisë që mesa duket e ka topin të luajtur për ndikimet me normat e bazës së interesit, duhet të reagojë. Duhet të fillojë të rishikojë normën bazë të interesit që tashmë e tejkaloi misionin e saj duke ndikuar në frenimin e kërkesës dhe tashmë nëse zgjat edhe për disa muaj të tjerë do të ndikojë në ekonomi duke frenuar më shumë sesa duhet e duke dhënë efekte negative në vend që të japë efektet për të sistemuar inflacionin”, tha Gjokutaj.

Ndër të tjera, Gjokutaj tha se periudhat parazgjedhore e bëjnë lekun të jetë i mbivlerësuar. Për paranë informale u shpreh se institucionet nuk duhet të heshtin.

“Tregu shqiptar njihet për spekulimin në ekonomi informale që e gjen veten të akomoduar në këtë situatë. Edhe paraja informale duket ndërsa kemi heshtje nga institucionet. Kemi edhe stabilitetin e tregut të lidhur me politikën. Në periudha parazgjedhore, e bëjnë lekun të jetë i mbivlerësuar. Nga ana tjetër ndikon edhe te remitancat pasi e ndal fluksin e tyre prej humbjes së interesit”, tha Gjokutaj.

Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun. Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?