Bizneset po perballen me krizë financiare për shkak të rënies së euros në kursin e kembimit. Humbjet më të mëdha janë për biznesin fason, pasi të ardhurat i marrin në euro ndërsa shpenzimet i paguajne në lek. Sipas biznesmenëve humbjet nga euro shkojnë në 25 për qind.
Gjatë takimit të “Pro Eksport Albania” me pronarët e fabrikave të veshjeve dhe këpucëve në Shkodër, kreu i shoqatës Edvin Prençe tha se për shkak të krizës çdo ditë largohen nga puna 30 punëtorë në mbarë vendin.
“Nga nëntor e në vazhdim, çdo ditë mbyllen 30 vende pune në rang republike, por kriza më e madhe pritet në janar”.
Ndërsa koordinatori Florian Zekja duke bërë një analizë krahasuese me vitin 2022, tha se eksportet kanë rënë ndjeshëm nga Marsi i këtij viti e në vazhdim.
“Eksportet kanë rënë me 11 për qind në Mars dhe ka vazhduar deri në tetor”
Shoqata Pro-Eksport Albania dhe pronarët e disa kompanive prodhuese në Shkodër ripërsëritën kërkesën për marrjen e masave nga qeveria.
“Duhet të orientojmë drejt standardit “Made in Albania”. Duhet te heqim dorë nga kërkesa për rimbursimin e Euros. Ne duhet të hartojmë një projekt për mbështetje nga qeveria dhe të ulemi në bisedime”, thanë përfaqësues të biznesit fason në Shkodër.
Kur ne populli ankohemi per jetesen dhe rrogen qesharake ju biznesmenet na thoni po ju pelqeu dhe ne detyrohemi te emigrojme...Tani qe juve nuk ju del fitimi pse dilni dhe kerkoni ndihme?!thjesht po ju pelqeu ose largohuni dhe ju...Karma vonon por nuk harron
Përgjigju