Rënia sistematike e vlerës së euros është duke i “dërrmuar” eksportet shqiptare, por qeveria shqiptare po rezulton përfituesja kryesore, pasi kostot e shërbimit të borxhit po lehtësohen dukshëm nga ky fakt. Në tremujorin e parë të vitit 2023, shërbimi i borxhit të jashtëm i kushtoi qeverisë shqiptare rreth 91,5 milionë euro, nga të cilat 66.2 milionë euro ishin principal dhe 25.2 milionë euro ishin interesa.
Në tremujorin e parë nënçmimi vjetor i Euros ishte mbi 6%. Vetëm nga ky nënçmim qeveria shqiptare ka përfituar më shumë se 6 milionë euro për shërbimin e borxhit të jashtëm. Në vitin 2022, shërbimi i borxhit të jashtëm ishte 419 milionë euro. Në këtë vit, euro u nënçmua ndaj lekut me rreth 4% duke amortizuar me rreth 16 milionë euro shërbimin e borxhit të jashtëm.
Analiza më të dejatuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e ekonomike e vendit dhe nënçmimi i euros ndaj lekut ishin faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e kostove të borxhit të jashtëm gjatë dekadës së fundit. Aktualisht fitimet që po vijnë nga kursi i këmbimit po amortizojnë normat e interesit të cilat vitin e fundit ju rikthyen rritjes si një masë për frenimin e inflacionit nga bankat qendrore në të gjithë botën.
Shqipëria ka një ekspozim të lartë të borxhit të jashtëm në euro. Të dhënat e 3-mujorit të parë të këtij viti tregojnë se mbi 71% e detyrimeve të jashtme janë në euro, 13% në SDR (valuta e FMN), 10% në USD dhe pjesa e tjetër në valuta të tjera.
Ministria e Financave ndërkohë ka disa skenarë që parashikojnë zhvillimet në stokun e borxhit nga nënçmimi i mundshëm i monedhës vendase përtej pritshmërive, kundrejt monedhës euro ose monedhave të tjera, që përbëjnë portofolin e borxhit të huaj.
Nënçmimi i lekut do të kishte ndikim mbi trajektoren e nivelit të borxhit, duke ngadalësuar ritmet e uljes së planifikuar. Normat më të larta të interesit të kombinuara me një nënçmim rreth 30% të lekut me euron mund të çojnë borxhin publik në rreth 75.% të PBB-së këtë vit në një skenar hipotetik ekstrem.
Borxhi publik në tema neto shënoi rënie për të dytin tremujorin radhazi në janar-mars 2023, e cila u reflektua edhe në përqindje të PBB. Rënia e borxhit publik po favorizohet nga rritja e arkëtimeve buxhetore në njërën anë dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore në krahun tjetër.
Gjithsesi Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë nivelet më të larta të borxhit publik në Rajon, teksa FMN dhe Banka Botërore këshillojnë se ka ende hapësira për uljen e mëtejshme./Monitor
Borxhin publik e kane ber grope Berisha , Meta , Rama keta maskarenj dhe duhet tipaguaj populli ato vjedhje pa fund qe bejne keta te felliqur por kur nuk ngrihet njeri vazhdojne te vjedhin qetesisht
Përgjigju