Rënia e euros, Zusi në Report Tv: S’po kërkojmë financim për veten, por edhe për punonjësit! ‘BSH’ po e trajton problemin si në vitet 90

28 Korrik 2023, 19:47| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 20:22

  • Share

Rënia e euros është një hallkë e cila po godet drejtpërdrejt eksportuesit. Kreu i shoqatës së eksportuesve Alban Zusi foli në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj lidhur me sfidat që bizneset janë duke ndjerë nga kjo goditje e monedhës.

Zusi shpjegon se kërkesat e eksportuesve në institucionet përkatëse, më konkretisht në Bankën Qendrore vendase nuk është thjesht në interesin personal të sipërmarrësve, por edhe të punonjësve.
Ai shton se krahasuar me vendet që mund ta kenë përjetuar këtë goditje nga rënia e euros, humbja e tyre nuk krahasohet me humbjet e sipërmarrësve vendas, pasi sfidat janë të ndryshme. 17 deri në 18% është humbja e biznesmenëve nga ky fenomen shqetësues i ekonomisë.

“Kemi kërkuar dëmshpërblim sepse humbja e bizneseve eksportuese shqiptare ka qenë 17-18% ëhtë e pamundur për t’u menaxhuar. Ata që do të ngelin në rrugë të madhe do jenë punonjësit e këtyre eksportuesve që ndoshta nuk do dalin në rrugë të madhe edhe nëse detyrohen t’i mbyllin. Pra do krijohet një problem i madh social. Duhet të evitojmë këtë. Bizneseve eksportuese u mungojnë para nga këmbimi i euros që janë 10 fishi nga konsumi i tyre. Pra nëse konsumojnë 5 fish, ju mungon 100 fish. S’po kërkojnë para për veten, por për të rritur pagat, konkurrueshmërinë etj. Nuk po flasim për të kompensuar para për sipërmarrësit dhe për të investuar për veten e tyre.”- thotë Zusi.

Lidhur me kërkesat që eksportuesit i janë drejtuar Bankës së Shqipërisë, Zusi thekson se BSH do duhet t’i kushtojë më tepër rëndësi këtij fenomeni duke u konsultuar me vendet që kanë kaluar eksperiencë të ngjashme. Nga ana tjetër ai thotë se retorika e Bankës për inflacionin është një lloj standardi që na mban larg synimeve tona për Ekonomitë e Zhvillimit që parasheh edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Mjafton të thërrasë ekspertët që i kanë kaluar këto situata më përpara. Të konsultohen me bankat zvicerane ose në vende që e kanë kaluar. Ligji për BSH e parashikon për të ndjekur politikë të kontrolluar të kursit të këmbimit. Mjafton të zgjidhet kjo. Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Ne jemi të hapur, u kemi bërë dhe shkresa. Po ndjek politika të viteve 90. Të thuash që prioriteti im është inflacioni është si të thuash që je në Afrikë ose sikur je në vitin 1990. S’mund të kemi ne prioritet inflacionin. Pra nuk flasim për politika zhvillimi. Ne duam të zgjidhim një problem jo të bëjmë politikë.”- thotë Zusi.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dalu: 28/07/2023 22:29

    Meqe euro ka rene kjo eshte nje gje e mire per biznest shqiptare sepse mund te importojne me cmime te ulta, qeveria mund te marre borxh me te lire por edhe ne qe i kemi kredite ne euro kesti na ulet me shume Madje edhe per eksportuesit eshte mire sepse jane ulur cmimet e lendeve te para Investitoret mund te blejne asete me cmime ne euro me te ulta Ska nevoje per alarmizem

    Përgjigju
  • Lala: 28/07/2023 19:58

    Po pse skerkoni uleje te cmimeve O gazetare meqe ka Ren Euro E CDO gje QE hyn ne shqiperi blihet jashte me euro.pse nuk ngreni zerin per cmimet ne supermarkete QE Nuk Jan ulur .APo VK popullit.le te paguajn se U mesuan.keta pasaniket QE U Kan teen fitimet Jan me te rendesishem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?