Rënia e euros godet biznesin, debat në Report Tv! Eksportuesit: S’ kërkojmë luks nga BSH! Gazetari: Ju duhen subvencione, Guvernatori ka të drejtë

4 Maj 2023, 14:50| Përditesimi: 4 Maj 2023, 15:34

  • Share

Rënia e euros është një hallkë e cila po godet drejtpërdrejt eksportuesit. Në një intervistë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu eksportuesit dhe gazetari i ekonomisë nënvizuan rëndësinë e ndihmës nga ana e qeverisë dhe vëmendjes që duhet të marrë kjo problematikë.

Ditën e djeshme, eksportuesit kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë disa kërkesa nga ana e tyre për të zgjidhur këtë hallkë.

Por gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi thotë se qasja e tyre ishte e gabuar pasi guvernatori aktualisht nuk ka tagër ligjor për të hyrë drejtpërdrejtë. Ndërkaq, duke u nisur nga kërkesat e tyre, guvernatori u kishte ofruar në atë moment vetëm trajnimeve këtyre shoqatave në fjalë.

“Bizneset e kanë maturinë edhe nëse nuk kanë duhet të kërkojnë ndihmë në konsulenca përkatëse. Unë gjykoj që letra ishte ajo që e vuri në lëvizje ministrinë e Ekonomisë. Këtu ka një problem të madh, në mënyrën sesi kërkohen gjërat.

Në momentin që kërkon diçka sepse ke pësuar një tramë, ato kërkesa nuk gjejnë dot zgjidhje në atë moment. Sepse guvernatori i bankës nuk mund të ndërhyjë në treg në momentin që e kërkon biznesi sepse s’jua lejon ligji.”- tha ai .

Ndërsa sipas, Florian Zekjas, kreut të  Proexport Banka e Shqipërisë nuk ka gjetur ende ilaçin e duhur për të zgjidhur çështjen.

“Banka e Shqipërisë ndërhyri para një muaji, bleu 26 mln euro dhe nuk pati asnjë ndryshim, pra nuk është gjetur ilaçi i duhur për këtë problem. Kjo situatë nuk është normale sepse shifrat janë kokëforta. Mekanizmin për të ndërhyrë e ka guvernatori, institucion tjetër nuk ka. Ne kemi kërkuar një tavolinë më të gjerë ku të jetë BSH, biznesi dhe ministrja.”- vijoi ai.

Ndërsa për kreun e shoqatës së bimëve medicinave, Filip Gjini, bizneset duhet të kishin ndërhyrë më herët në treg.

“Jemi të vonuar, duhet të kishim reaguar që në dhjetor. Ne duhet të presim takimin me guvernatorin... edhe pse nuk ka sens sepse s’mund të na thotë ne të bëni trajnime. Unë në këto 30 vite biznes, jam rrëzuar dhe kam falimentuar 2 hjerë por nuk do mundesha të ngrihesha për herë të tretë nëse do falimentoja. Ne duhet të kishim reaguar më herët.”- tha ai.

Gazetari ka shtuar se ministria e Financave është ngritur sot për të formuar zgjidhjet për këtë problem.

“Banka qendrore duhet të përcaktojë stabilitetin  makroekonomik të vendit dhe biznesit. Kjo nuk është as goditja e parë as e fundit por do duhet të kenë mundësi të kapërcejnë. Sot Ministria e Financave është ngritur për të formuar zgjidhjet.”- vijoi ai.

Po sipas Zekjas, ky qëndrim i gazetarit ishte i gabuar.

Pjesë nga diskutim:

Zekja: Është e gabuar Banka në qëndrimin që ka patur

Sejdarasi: Nuk është se s’i lejohet të hyjë në treg, Se ul dot normën e interesit vetëm për të favorizuar një sektor. Rruga më e mirë e mundshme, për të gjitha humbjet duhet të kërkohet subvencionim nga qeveria për humbjet që deklarohet.

Sot 1 euro këmbehet me 110.96 lekë

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?