Vendi ku kanë rënë gurët dhe kanë bllokuar rrugën

Rënia e gurëve, pezullohet nesër qarkullimi në rrugën nacionale të Gjegjanit! Bashkia Pukë: Ndërhyjmë edhe pse nuk është detyra jonë

17 Janar 2021, 14:28| Përditesimi: 17 Janar 2021, 14:30

  • Share

Rënia e gurëve në rrugën nacionale Gjegjan-Mirditë ka bërë që Bashkia e Pukës të marrë vendimin për të pezulluar qarkullimin në këtë aks. Bashkia njofton se pezullimi do të bëhet nesër nga ora 11 deri në 13:00. Bashkia Pukë thotë se do të realizojnë ndërhyrje edhe pse nuk e kanë detyrë pasi rruga është në inventarin e ARRSH.

"Nisur nga rrezikshmëria me të cilën po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, Bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur. Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirëkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënia e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.

Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë për shkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarëve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë", thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?