Elon Musk

Bota

Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë

12 Dhjetor 2024, 07:43| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 11:54

  • Share

Miliona përdorues të Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp kanë hasur probleme mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë.

Problemet janë regjistruar në disa vende të Europës, por edhe në SHBA, ndërkohë që kompania META deri në orët e vona në mbrëmje nuk dha një sqarim se çfarë e shkaktoi kolapsin e platformave të saj në këto shtete.

Sipas CNN, e gjitha ndodhi në ditën kur miliarderi Elon Musk theu një tjetër rekord historik sa i përket pasurisë së tij. Ai u bë i pari në botë që kalon shifrën 400 miliardë dollarëve.

Pasuritë e tij të mërkurën kapën vlerën 439.2 miliardë, falë rritjes së Teslës në Ëall Street dhe vlerësimit rekord të SpaceX.

Që nga zgjedhja e Trump, pasuria e tij është rritur me 66%.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elon: 12/12/2024 07:58

    Ç'është Ëhtsapp o gazetari.....

    Përgjigju
    • Musk: 12/12/2024 10:40

      Hahahahhahaha tamam pz.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?